E paditi për shpifje, Balla reagon ndaj Shkëlzen Berishës: Tani që s'ke babin deputet...bëhu gati se halle të mëdha të presin

E paditi për shpifje, Balla reagon ndaj Shkëlzen Berishës: Tani që s'ke babin deputet...bëhu gati se halle të mëdha të presin

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas padisë për shpifje nga Shkëlzen Berishës, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin Balla e akuzuar se nuk ka paguar tatimet ndër vite.

Balla, i cili nuk ishte sot i pranishëm gjatë seancës në Gjykatën e Tiranës, shpjegoi se kjo ndodhi për shkak të angazhimeve të tija si deputet. Ai tha se nuk do të ndalet derisa Shkëlzen Berisha, të marrë sipas tij ndëshkimin për dosjen CEZ. Balla ishte njëherësh dhe kreu i komisionit parlamentar hetimor për privatizimin e OSHE tek CEZ.

"Shkëlzen Sali Berisha! Paske bilbilosur para Gjykatës sot në mungesën time dhe qenke trimëruar mesa shoh para gazetarëve, por mos të të rrejë mendja se do shpëtosh dot pa u ndëshkuar në dosjen CEZ!

E pata të pamundur të jem sot aty përballë teje për arsye angazhimi si deputet në qarkun e Elbasanit, por herën tjetër do marr masat që të mos mungoj. Tani që të iku edhe babi nga Parlamenti njëherë e mirë, do të të përkushtohem me të gjithë seriozitetin që meriton një thëngjill i zbuluar si ti. Bëhu gati Zen se halle të mëdha të presin", shkruan Balla në rrjetet sociale.

Nuk ka vonuar edhe përgjigja e Shkëlzen Berishës i cili e akzuon Ballën se ka udhëtuar me trafikantin e drogës dhe se ka paguar udhëtime me paratë e drogës.

"Tualet Kasem Balla! Nuk të pengojne “hallet e popullit” te japesh llogari perse ke udhetuar me shume me trafikantin e droges se me tet shoqe.

Nuk te ndalon “meraku” per elektoratin per te kthyer pergjigje nese keto udhetime jane paguar me parate e droges apo me parate e tenderave publike.

Nuk te pengojne “hallet e Elbasanit” te japesh sqarime per 6 milione euro qe u jane vjedhur shqiptareve dhe bere dhurate ne kundershtim me cdo ligj mikut tend trafikant pasi jeni kthyer nga udhetimet se bashku.

Pergjigjet per sa me lart mund ti japesh edhe nese je duke u “tretur” per popullin, edhe nese je duke u englendisur me Mond Begon.

P.S

Hallet e mia me ty zgjasin sa nje seance Tualeti", shkruan Shkëlzen Berisha.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale