AUSTRI - Gara e slalomit të Kupës së Botës në ski, e zhvilluar të martën në mbrëmje në pistën e Flachaus në Austri, u ndikua fort nga kushtet e vështira atmosferike. Mjegulla dhe shikueshmëria e ulët u reflektuan në performancën e atleteve, duke bërë që nga 75 skiatore të regjistruara, plot 35 të mos arrinin të përfundonin garën.

Në këtë sfidë të vështirë, një paraqitje pozitive dhuroi Lara Colturi, e cila u rendit në vendin e 8-të në klasifikimin final. Skiatorja italo-shqiptare shkëlqeu veçanërisht në lëshimin e dytë, ku me kohën 53 sekonda e 77 të qindtat regjistroi vendin e parë, duke lënë pas edhe kampionen amerikane Mikaela Shiffrin.

Megjithatë, një gabim në lëshimin e parë e penalizoi Colturin, që atë raund e mbylli vetëm në vendin e 16-të. Kombinimi i dy lëshimeve e pozicionoi në vendin e 8-të në renditjen përfundimtare të mbrëmjes.

Në podium e para u rendit Mikaela Shiffrin, e cila siguroi fitoren e saj të 60-të në slalom, një arritje historike për këtë disiplinë. Pas saj u rendit skiatorja tjetër amerikane, Paula Moltzan, ndërsa vendin e tretë e plotësoi austriakja Katharina Truppe.

Renditja finale