E paprecedentë /Eva Alikaj dy net musical në gjermanisht tek ArTurbina! Irritohen spektatorët, TK: Do të rimbursohen (VIDEO)

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur këtë fundjavë në sallën ArTurbina. Komedia muzikore, “Lola Blau” një iniciativë private e vet protagonistes së shfaqjes, Eva Alikaj, nuk është mirëpritur nga spektatorët. Spektatorët në rrjetet sociale e konsideruar një keqinformim të Teatrit Kombëtar, faktin që përpos titrimit në sfond kjo shfaqje nuk ishte në gjuhën shqipe, por në atë gjermane.

Ndonëse, pritshmërit e spektatorëve për këtë shfaqje, e cila është rikthim në skenën tonë teatrore edhe jo premierë, po nga e njëjta artiste ishin më të mëdha, detyruan Teatrin Kombëtar, që edhe përse nuk ka  asnjë përgjegjësi apo diçka të tillë për shfaqjet e repertorit të tij se ka bërë, si rrallëherë të kërkojë rimbursimin e biletave për spektatorët e zhgënjyer nga vet artistja Eva Alikaj. Bileta këto që do të rimbursohen nga spektatorja me vlerën e biletës  ose do të përfitojnë një ftesë çift, si dhuratë nga Teatri Kombëtar, për shfaqjen " Engjëjt e Amerikës".

Komedia muzikore “Lola Blau” është shkruar nga George krajlser. Vepra ka në qendër një artiste çifute në vitin 1938, para Luftës së Dytë Botërore. Asokohe Hitleri marshon në Austri, edhe për çifutët situata u vështirësua. Disa u larguan drejt Amerikës, të tjerë nëpër kampe përqendrimi. Lola Blau është një kabaretiste, që ka kryer studimet dhe është emëruar për punë në teatrin e Lincëz. Dashuria për artin e bën që të mendojë se politika e kohës nuk ka lidhje me ta, por nuk u shpëton dot pasojave...

Shënimi i Teatrit Kombëtar 
Të dashur Spektatorë dhe Miq të Teatrit,

Në emër të Teatrit Kombëtar ju lutemi të pranoni ndjesën tonë më të sinqertë për mungesën e informimit për shfaqjen "Sot në Mbrëmje: Lola Blau", e cila është në
gjuhën gjermane dhe titrim shqip.

Ne duam të sqarojmë se kjo shfaqje NUK është produksion i Teatrit Kombëtar, por një shfaqje private. Postimet tona në Facebook dhe Instagram kanë qenë në kuadër të përfshirjes të "Sot në Mbrëmje: Lola Blau" në kalendarin artistik të Teatrit Kombëtar, por, e theksojmë dhe njëherë, jo si produksion i jonë.

Teatri Kombëtar e mirëkupton shqetësimin tuaj të drejtë dhe për këtë arsye i ka kërkuar znj. Eva Alikaj rimbursimin e biletës për spektatorët e pakënaqur me shfaqjen.

Të gjithë spektatorët, që mendojnë se duhet të rimbursohen, të paraqiten në biletarinë e ArTurbina nga e hëna në të premte, ora 9:00 - 13:00 dhe 16:00 - 19:00, me biletën e shfaqjes "Sot në Mbrëmje: Lola Blau" për rimbursim me vlerën e biletës OSE për të përfituar një ftesë çift, si dhuratë nga Teatri Kombëtar, për shfaqjen " Engjëjt e Amerikës".

Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj !

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alban: 16/12/2019 18:34

    HAHAHAHAHAHAH kane ndodhur shume idiotesira keto 30 vjetet e fundit por kjo qenka kryevepra e te gjithave. Eva Alikaj jep shfaqje ne gjuhen Gjermane per publikun Shqipetar ne Shqiperi. Hahahahahaha po qesh me lot dhe po mbaj te vjellen qe me shkakton kjo katundare qe paska harruar qe ne shqiperi flasin Shqip njerzit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë