Kampionati kombëtar i basketbollit për femra vijoi dje me gjysmëfinalen e radhës. Në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi", Partizani mundi 86-83 Tiranën, duke eliminuar vajzat bardheblu në derbin e dytë. Fundi i ndeshjes ka prodhuar skena jo të denja në parket, me të dyja kampet që janë përfshirë në një sherr masiv, teksa nuk kanë munguar grushtat mes basketbollisteve.
Gjithçka ka ndodhur në pëfundimin e ndeshjes, kur Ebi Dishnica e Tiranës dhe Antoinette Alyssa Bannister e Partizanit nuk i kanë mbajtur nervat. Ka qenë basketbollistja e Partizanit që ka grushtuar Dishnicën, me këtë të fundit që ia ka kthyer me të njëjtën monedhë. Duket se gjithçka ka ndodhur pas fyerjeve raciste.
Në parket me pas kanë mësyrë edhe familjarët e lojtares së Tiranës, teksa edhe stafet dhe basketbollistet e dy kampeve janë përfshirë në të shtyra, grushta dhe rrëzime në parket. Pas shumë minutash kaos, situata është qetësuar, për të shënuar një ngjarje jo të hijshme në basketbollin e femrave të Shqipëri.
Pas dhunës mes basketbollisteve në derbin mes Partizanit dhe Tiranës në kampionatin kombëtar të basketbollit, ka reaguar edhe klubi i kuq. Në reagim thuhet se basketbollistet e kuqe janë ofenduar në baza racore dhe se çështja do ndiqet ligjërisht.
"Duke marrë shkas nga publikimet e mediave të ndryshme online, kemi të drejtën të publikojmë pamje filmike ku dallohet qartë përfshirja e sportisteve të ekipit kundërshtar si dhe goditjet e tifozëve nga jashtë nxitur nga stafi i ekipit kundërshtar. Goditje nga djem kundrejt lojtareve amerikane dhe lojtareve të Tiranës të cilat përgjatë gjithë takimit kanë kryer akte të dhunshme dhe ofendime sidomos në baza raciale kundrejt lojtareve tona. Një shfaqje e turpshme pas dy ndeshjeve të fituara nga ekipi me më shumë dëshirë, me përgatitje më të mirë taktike dhe dukshëm superior në parket", thuhet fillimisht në reagimin e Partizanit.

Klubi i Partizanit gjithashtu kërkon mos rrezikohen basketbollistet e huaja që janë pjesë e ekipit.
"Përgënjeshtrojmë akuzat e bëra nga klubi kundërshtar apo media të ndryshme ku etiketohen basketbollistet tona si dhunuese dhe lojtaret e ekipit kundërshtar si viktima. Çështja do të ndiqet në çdo rrugë ligjore kundrejt personave dhunues dhe shkaktare të kësaj ngjarje të turpshme që nuk i kanë hije kryeqytetit të sportit. Shpresojmë që @albanian_basketball_federation si organizatore e kampionatit të vendosë drejtesinë në vend dhe mos të lejojë që faktorë të jashtëm apo klubi kundershtar me dashakeqesi të dëmtojë investimin tonë dhe të vendosë në rrezik lojtaret e huaja, te cilat kanë ardhur për të ushtruar sportin e basketbollit dhe jo dhunë", mbyll reagimin klubi i Partizanit në basketboll për femra.
Kujtojmë se Partizanit fitoi 86-83 në parket kundër Tiranës, duke kaluar në finalen e sezonit.
E Vetmja Zgjidhje: Të Gjithë Në Shtëpinë e Vet e Të Gjithë në Llojin e Rracën e Vet e Kështu Eliminohen Shumë Gjëra e Shumë Situata të Këqia Dhe Të Padëshiruara. Çdo Gjë Më Pas Do Të Shkojë Natyrshëm Dhe Do të rrjedhe normalisht... Sejcili Me Të Vetët! Sejcili Me ADN-në e Tij!
PërgjigjuTe dyja ekipet dominohen nga malokeria...
PërgjigjuOfendime racore nga shqipot: po vjen fundi i botes!!!!!!!!!!
PërgjigjuEFEKTI B.B.VIP LUIZI-EFI...
PërgjigjuTURP....TURP
Përgjigju