E papritur, Majlinda Kelmendi eliminohet nga ‘Tokio 2020’ që në duelin e parë! Presidentja Osmani: Kampione e përhershme

E papritur, Majlinda Kelmendi eliminohet nga ‘Tokio 2020’ që në duelin e parë! Presidentja Osmani: Kampione e përhershme

Majlinda Kelmendi duke u larguar nga arena

Kampionia e ‘Rio 2016’, Majlinda Kelmendi ka pësuar difatë në ndeshjen e Lojërave Olimpike që në duelin e parë. Xhudistja e Kosovës është eleminuar ndërsa ka garuar në kategorinë deri 52 kilogramë, ku ka pësuar një humbje shokuese nga hungarezja Reka Pupp, duke bërë që synimi për të fituar një tjetër medalje olimpike të fashitet.

Kelmendi e ka përjetuar rëndë humbjen ku është parë duke u larguar me kokëulur nga arena.

“E papritur, Majlinda Kelmendi, ndalet në luftën e parë. Kampionia olimpike e ‘Rio 2016’, nuk arrin të vazhdojë tutje garat e xhudos në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’. Ajo pësoi humbje në luftën e parë nga hungarezja, Reka Pupp. Një waz-ari i marrë në shënim të artë, bëri që Kelmendit t’i ndalet synimi për të fituar një tjetër medalje olimpike. Kokën lartë heroina jonë”, shkruan Komiteti Olimpik i Kosovës.

Në lidhje me eliminimin e Mjalinda Klemendit ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Osmani shkruan se Kelmendi do të mbetet kampione olimpike e përhershme. Osmani thotë se Klemendi i ka dhënë Kosovës shkëlqimin e saj të parë dhe e ndriçoi emrin e Kosovës para të gjithë botës.

“Majlinda për ne mbetet kampione olimpike e përhershme. Është ajo që i dha Kosovës shkëlqimin e saj të parë, ajo që e ndriçoi emrin e Kosovës para krejt botës, ajo që ngriti flamurin tonë atje ku nuk arrinte askush tjetër dhe bëri që të dëgjohej e nderohej himni ynë në vende që nuk na njohin. Majlinda i solli Kosovës respekt më shumë se çdokush tjetër. Ajo i dha motiv çdo fëmije, çdo të riu, e mbi të gjitha çdo vajze, për të luftuar për ëndërrat e veta e për t’u ringritur gjithnjë pavarësisht sfidave.

Faleminderit kampione, për këto e shumëçka tjetër. Sepse ajo çfarë ke bërë ti për Kosovën tejkalon çdo medalje. Pavarësisht rezultatit të sotëm, ti tashmë ke realizuar ëndrrën e një populli të tërë. Por jo vetëm falënderim Majlindë. Me ty jemi të gjithë, e arta jonë. Majlinda është Kosova”, shkruan Osmani.

Majlinda Kelmendi erdhi në Tokio, si fituese e medaljes së artë olimpike në Rio 2016, duke synuar të përsërisë suksesin e saj edhe në Olimpiadën japoneze, çka aktualisht nuk ia doli.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje