E para në Dubai në konkursin e Matematikës, 8-vjeçarja gjeni në Report Tv: Jam shumë krenare! Do marr pjesë në çdo garë

Nina Jakupi, vetëm 8 vjeçe, pjesëmarrëse e një garë ndërkombëtare të Matematikës në Dubai, është shpallur si vajza më inteligjente, në mesin e 44 shteteve, pasi ka zgjidhur brenda 2 minutave e 23 sekondave 45 ushtrime matematikore.

Në studion e Report Tv në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ 8-vjeçarja nga Prishtina tha se i pëlqen shumë matematika dhe se ka fituar tre çmime për garat në matematikë. Nina tha se ka shumë dëshirë që te këtë sukses dhe se do të marrë pjesë në çdo konkurs.

Për të marrë pjesë në konkurs, Nina Jakupi tha se është ushtruar me prindërit dhe me zyshën e saj të matematikës, ndërsa shtoi se ndihet shumë krenare për çmimin që ka fituar. 8-vjeçarja zgjidhi saktë edhe disa ushtrime matematikore në studion e Report Tv.

‘Më pëlqen shumë matematika pasi ka diçka që më bën të ndihem shumë krenare. Kam dëshirë të kem sukses në çdo konkurs që marr. Më thonë se je shumë e talentuar në matematikë. Edhe fëmijët e tjerë të ushtrohen në matematikë’- tha Nina Jakupi.

Nxënësja e shkollës fillore “Ismail Qemali“ në Prishtinë, Nina Jakupi, zuri vendin e parë në garën ndërkombëtare e inteligjencës në Dubai “Brainobrain Fest 2022″. 

 

Video e plotë

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Patrioti: 13/12/2022 18:04

    Bravo ylli i vogel. Te jesh me jete dhe fat per veten, per prinderit dhe per kombin shqiptare. Na zbardhe faqen se mjaft na e nxine tallavaret e "show bizzit" sa ne Dubai e sa neper Evrope.

    Përgjigju
  • drini: 13/12/2022 16:17

    Bravo e madhe , vazhdo keshtu.NJe pune shume e madhe u del prinderve te kesaj vajze te talentuar.PO keshtu vemendje dhe kujdes duhet te tregoj edhe ministria e arsimit te Kosoves

    Përgjigju
  • Xxxxc: 13/12/2022 14:56

    Pse te komentojne kete vajze kur merren me perputhen,me Big Brother ,me Saliun ,Ilirin.Mjere ky komb

    Përgjigju
  • Tirane: 13/12/2022 13:56

    Bravo dhe sukese yll i vogel. Ju ben pershtypje qe nuk komenton asnje,mua shume. Keto lamje duhet te jepen nga media dhe jo njerez pa vlere qe marrin vemendje mediatike dhe ndikimi qe kane te njerezit eshte kaq negativ.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi