E para në karrierë për Leclerc/ Ferrari i jep fund agjerimit, fiton Çmimin e Madh të Belgjikës

E para në karrierë për Leclerc/ Ferrari i jep fund agjerimit, fiton Çmimin e Madh të Belgjikës

Ferrari i ka dhënë fund agjërimit këtë sezon të ‘Formula 1’ pasi sot në Çmimin e Madh të Belgjikës i pari q ëka prerë vijën e finishit ishte piloti Charles Leclerc. Për francezin ky ishte edhe Çmimi i parë i Madh në karrierën e tij, ndërsa provat se kjo do të ishte fundjava e tij piloti i Ferrarit I dha që të premten.

Leclerc u nis nga pole position dhe e mbaroi garën i pari, ndërsa shoku i tij I skuadrës Sebastian Vettel nuk mundi të ngjitej në podium, pasi u rendit i katërti. Dy pilotyët e Mercedes, Hamilton dhe valteri Bottas u renditën respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Kjo ishte gara e 13 e Formula 1 për këtë sezon, nndërkohë që 12 të parat janë dominuar nga pilotët e Mercedes, kryesisht Hamilton, I cili edhe udhëheq kampionatin në rang pilotësh.

Ne.k./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale