E para në malësinë e Pukës, Begaj merr pjesë në ceremoninë e 120-vjetorit të shkollës shqipe në fshatin Iballë

E para në malësinë e Pukës, Begaj merr pjesë në ceremoninë e 120-vjetorit të shkollës shqipe në fshatin Iballë

Begaj në Pukë

E para shkollë e hapur në malësinë e Pukës nga “shkollari” Kol Zezaj, ku kanë mësuar shkrim e këndim mijëra nxënës, mblodhi sot komunitetin e Iballës, të cilët organizuan një ceremoni që bëri bashkë të shkuarën dhe të sotmen duke risjellë në vëmendje personalitetet e dala nga kjo shkollë, kontributi i të cilëve është shënuar në momentet më kyçe të historisë së Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Begaj përmendi patriotë e njerëz të dijes, duke veçuar patriotin e shquar e mjeshtri të shqipes Dom Ndre Mjeda dhe vëllain e tij Lazër Mjeda.

“Nuk vij sot këtu për t’ju treguar historinë e kësaj shkolle, por për t’ju bashkuar festimeve e gëzimit të vijimit të traditës së kultivimit të dijes e mësimit shqip në fshatin e zonën tuaj

Këto vise kanë nxjerrë shumë patriotë e njerëz të dijes, por kur përmendet shkolla e Iballës, dëshiroj të veçoj emrin e nderuar të një patrioti të shquar e mjeshtri të shqipes si Dom Ndre Mjeda dhe vëllait të tij Imzot Lazër Mjeda.

Ne të gjithë e duam shqipen, e shumë autorë shqiptarë i kanë kushtuar vargje asaj. Por, disa prej tyne dallohen për melodinë që i rrjedh në vargje, për përkushtimin që kanë për çdo tingull, e për bukurinë mahnitëse më të cilën e flasin gjuhën tonë. I tillë është Ndre Mjeda, bir i këtyre trojeve, shqiptar i kulluar e mjeshtër i shqipes”, tha Begaj.

Tutje, kreu i shtetit vlerësoi përpjekjet e komunitetit për kapërcimin e sfidave si edhe angazhimin e mësuesve të Iballës për të përcjelle dije ndër breza.

“Historia e shkollës suaj e tregon fort qartë sa e shenjtë ashtu gjuha për ne shqiptarët. Ju keni bërë shumë për fshatin tuaj. Ne si shtet kemi përgjegjësinë të bëjmë edhe më shumë që kjo pasuri të ruhet, kultivohet. Puna juaj meriton më shumë mbështetje, më shumë promovim, më shumë të ardhura.

Në këtë kuptim sidomos vitet e fundit janë bërë hapa shumë të rëndësishëm, por në rrugëtimin tonë, tashmë të përshpejtuar drejt Bashkimit Europian, duhet e do të bëjmë dhe më shumë për këto zona të një pasurie të veçantë traditash lokale, historike shqiptare e natyrore europiane”, u shpreh Begaj.

M.T/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic