Erion Veliaj 8 orë në SPAK për inceneratorin e Tiranës: Isha si bashkëpunëtor! Dhashë të gjitha shpjegimet! Ndihem i lehtësuar

TIRANË- Për më shumë se 8 orë (09:00 - 17:00, 30 prill 2024) Kryebashkiaku Erion Veliaj qëndroi në SPAK ku u paraqit lidhur me hetimet që Prokuroria e Posaçme po kryen për inceneratorin e Tiranës.

Në dalje, Veliaj tha për gazetarët se kishte shkuar në cilësinë e bashkëpunëtorit e si i tillë kishte dhënë të gjitha shpjegimet e duhura, deri në nivel ezaurues. Duke vlerësuar institucionin e SPAK kryebashkiaku zbuloi se kishte dorëzuar dhe prova të reja por për arsye të sekretit hetimor u rezervua të jepte më shumë detaje.   

Pak këtij takimi SPAK ma ka rritur bindjen se është bërë një investim për së mbari. Isha me dy kolegë hetues profesionistë.  Them se e vetmja gjë që mund të bëjmë është ti forcojmë institucionet, mos ti përgojojmë mos të bëjmë rolin e tyre e prokurorë e gjyqtarë por të bashkëpunojmë.

Isha këtu si bashkëpunëtor, kisha kohë që kisha kërkuar një takim. Po diskutonim sot orën 09 me 10 se kishte dhe një seancë përpara.

Patëm një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve. Të gjithë shpjegimet e nevojshme për mënyrën se ku dallon projekti i IFC-së që u rrëzua dhe ishte nisur nga ish bashkia me 37 euro/ ton,  dhe sesi ky proces ishte komplet gjë tjetër e pakërkuar nga investitorë të tjerë që nuk kishin lidhje me bashkinë e Tiranës dhe IFC dhe besoj kjo u sqarua.

Duke kërkuar mirëkuptimin që detaje nuk mund të nxirrte për shkak të së duhet të respektonte kërkesën e 2 kolegëve të SPAK siç i quajti ai për të ruajtur  sekretin hetimor, Veliaj nuk i kurseu fjalët më mira për Prokurorinë e Posaçme. 

"Sigurisht u thanë dhe disa detaje të tjera. Të dy kolegët hetues më kërkuan që për çështje të hetimit dhe të sekretit hetimor duke qenë se bashkia ka sjellë dhe disa prova të tjer, mu kërkua që të mos i ndaj me gazetarët. Sigurisht do të jetë pjesë e zbardhjes së dëshmisë time.

Ndihem vërtet mirë që sot unë dhe ata që më duan ndihen të lehtësuar. Unë i pari ndihem i lehtësuar se pata mundësi të them fjalën time. Besoj se armiqtë e mi ndihen më të lehtësuar. Se unë besoj që një njeri duhet vlerësuar dhe nga armiqtë që bën. Çdo koment tjetër do tua jap pasi të mbaroj mbledhjen e këshillit bashkiak" u tha Veliaj gazetarëve që po prisnin para prokurorisë së Posaçme. 

Në një intervistë dhënë të dielën e 28 prillit për Report Tv Veliaj paralajmëroi se do paraqitej në SPAK  ku do të dorëzonte të gjitha informacionet lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës. 

Para ambienteve të SPAK, Klevis Balliu i Rithemelimit e disa mbështetës iu drejtuan me fjalën “hajdut”, por Veliaj, i cili shoqërohet nga drejtori i PR, Aurel Borici dhe nga Alban Dokushi drejtori juridik, iu përgjigj t’i thotë hajdut babait të tij Fahri Balliu me makinë 100 mijë euro. Për rastësi një automjeti luksoz me të cilin Klevis Balliu mbërriti pranë SPAK u gjobit nga policia Rrugore për parkim të gabuar. Mbërritja e Veliajt në SPAK u shfrytëzua nga eksponentë të opozitës, nga Rithemelimi, PD dhe Partia e Lirisë,  për të ripërsëritur akuzat e tyre ndaj kryebashkiakut lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Brenda majit kopsitet dosja e inceneratorit te Tiranes

Prokurori Dritan Prençi pritet brenda muajit maj të vendosë lidhur me dosjen e inceneratorit të Tiranës nëse do e dërgojë për gjykim.

Prej 1 gushtit 2023, impianti i trajtimit të mbetjeve në Tiranë është në sekuestro me kërkesë të SPAK dhe firmosur nga GJKKO. Sipas SPAK rezultoi se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri ishin pronarët e vërtetë të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila më 31 gusht 2017 fitoi kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë me kosto të investimi të parashikuar në kontratën koncesionare në vlerën 128,248,330 Euro (njëqind e njëzet e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë, e treqind e tridhjetë) pa TVSH. Dy sipërmarrësit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” edhe dy inceneratorëve të tjerët në Ebasan dhe Fier.

Në muajin dhjetor 2023, Gjykata e Posaçme firmosi, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, 15 urdhëra arresti, si pjesë e hetimeve për inceneratorin e Tiranës, nga të cilët 6 me arrest shtëpie. Mes të arrestuarve është dhe emri i Taulant Tushes, Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës. Urdhër arresti ka patur dhe për një tjetër ish drejtor të Bashkisë, Namik Thimixhi, i cili mbulonte Menaxhimin e mbetjeve dhe ishte në varësi direkte të Tushes. Urdhërat e arrestit prekën sërish dhe ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka, si dhe ish deputetin socialist Alqi Bllako, si dhe dy sipërmarrësit në kërkim Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.

Ndërsa në 'arrest shtëpie' janë 7 të tjerë, konkretisht Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma, Pëllumb Abeshi dhe Jetmir Llapaj. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:00
8 orë në SPAK, Veliaj: Isha si bashkëpunëtor, patëm ezaurim total të çështjes së inceneratorëve! T'i forcojmë institucionet, mos t’i përgojojmë

Pas 8 orësh në SPAK, kreu i bashkisë së Tiranës në dalje dha një deklaratë për mediet duke vlerësuar pas këtij takimi së pari investimin në Prokurorinë e Posaçme. Ndërsa theksoi se shkoi si bashkëpunëtor i drejtësisë, Veliaj tha se gjatë 8 orëve patën një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve, për të cilën dorëzoi dhe informacione të reja.

“Pak këtij takimi  ma ka rritur bindjen që është bërë një investim për së mbari në Shqipëri, është krijuar një institucion serioz. Isha me dy kolegë hetues, profesionistë, të disiplinuar. Unë them e  vetmja gjë që mund të bëjmë është ti forcojmë institucionet mos ti përgojojmë mos të bëjmë rolin e tyre e prokurorë e gjyqtarë por të bashkëpunojmë, ishte këtu si bashkëpunëtor, kisha kohë që kisha kërkuar një takim. Patëm një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve, të gjithë shpjegimet e nevojshme për mënyrën se ku dallon projekti i IFC i cili u rrëzua dhe ishte nisur nga ish bashkia dhe sesi ky proces ishte një gjë komplet tjetër e pa kërkuar nga investitorë të tjerë që nuk kishin lidhje me bashkinë e Tiranës dhe s'kishin lidhje me IFC dhe besoj kjo u sqaruan.  U thanë dhe disa detaje të tjera. Të dy kolegët hetues më kërkuan që për çështje të hetimit dhe të sekretit hetimor duke qenë se bashkia ka sjellë dhe disa prova të tjera, më kërkuan që të mos i ndaj me gazetarët disa detaje. Do jetë pjesë e zbardhjes së dëshmisë time. Ndihem mirë që sot unë dhe ata që më duan ndihen të lehtësuar. Unë i pari nddihem i lehtësuar që pata mundësinë më në fund të them dhe fjalën time. Besoj se armiqtë e mi ndihen më të lehtësuar... Se unë besoj që një njeri duhet vlerësuar dhe nga armiqtë që bën. Duke qenë se unë respektoj ata që më kanë zgjedhur dhe në këtë orë ka filluar mbledhja e Këshillit Bashkiak, çdo koment tjetër do tua jap pasi të mbaroj mbledhjen e këshillit bashkiak.”

Ora 10:44
‘Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë’, Veliaj ironizon sulmet për paraqitjen e tij në SPAK! Pasdite në Këshillin Bashkiak

Kryebashkiaku Erion Veliaj i cili është paraqitur në SPAK, pasi paralajmëroi se do të dorëzojë dosjet për inceneratorin e Tiranës ka bërë një reagim në Instagram ku ka ironizuar sulmet ndaj tij pasi do shkonte në SPAK.

“Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë”, ka shkruajtur Veliaj, i cili pasi ka shkuar në SPAK, do të jetë prezent në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës ku do t’i jepet titulli “Qytetar Nderi” Ali Ahmetit dhe një rrugë në Tiranë do të marrë emrin e Remzi Hoxhës, biznesmeni që u zhduk nga SHIK-u i Sali Berishës në vitin 1995.

Pasditen e sotme, Rithemelimi dhe Partia e Lirisë kanë paralajmëruar në 16:30 protestën e radhës, ndërsa mbahet mbledhja e Këshillit Bashkiak.

Ora 09:38
Klevis Balliu karshillëk në dyert e SPAK-ut me Benzin luksoz, gjobitet nga policia

1714462334_gjobe.jpg

Makina e Klevis Balliut

Klevis Balliu dhe militantët e Rithemelimit ishin sot para SPAK, pasi do të jepet masa për disa protestues. Balliu dhe militantët u ‘përplasën’ me kryebashkiakun Erion Veliaj në hyrje të SPAK.

Ata e cilësuan kryebashkiakun ‘hajdut’, por në fakt përgjigja u erdhi nga Veliaj, i cili i tha Balliut: “Thuaj Fahriut me 100 mijë euro makinë”.

Veliaj i referohej makinës me të cilën Klevis Balliu ka shkuar në SPAK. Siç duket nga kjo foto që sjell Report Tv, Klevis Balliu e ka parkuar makinën Benz Mercedes S Class, e cila kushton disa mijëra euro, para dyerve të SPAK-ut, si për t’i bërë karshillëk hetuesve se atë dhe babanë e tij, të bërë milioner në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër, nuk kanë ç’ti bëjnë. Policia e Shtetit ka vendosur edhe gjobë për parkim të gabuar.

Nga ana tjetër dallohet edhe makina e kryebashkiakut Erion Veliaj.

1714463080_veliaj.jpg

Makina e Erion Veliaj
Ora 09:03
Veliaj në SPAK, Klevis Balliu e militantët e Rithemelimit: O hajdut! Kryebashkiaku: Thuaj Fahriut me makinë 100 mijë euro

Kryebashkiaku Erion Veliaj, siç paralajmëroi në Report Tv është paraqitur në SPAK për inceneratorin e Tiranës për të dorëzuar dosjet. 

Në hyrje të SPAK ishte edhe Klevis Balliu me disa militantë që thërrisnin ‘O hajdut’.

Përgjigjja nuk u mungoi nga kryebashkiaku Veliaj, i cili i tha Klevis Balliut që hajdut t’i thotë “Fahriut me makinë 100 mijë euro”.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • End Duro: 01/05/2024 01:17

    E ka kapur deliri mavriun aty ne Spak kercen prifti nga belaja.Koleget thote pse apo keni pas shitur fiq bashke dikur ?? E dyta erdha si bashkepunetor i kujt i Alqi Bllakos apo Ter Kokes ??

    Përgjigju
  • Partia: 30/04/2024 17:25

    Kolegë? Që kur është hetues ky?

    Përgjigju
  • Vasil: 30/04/2024 16:30

    Bravo Erion u tregove burre. Jepi shembull te mire gjith politikanve .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë