Humbja e Kombëtares Shqiptare të Futbollit ndaj Skocisë me rezultatin e thellë 4-0 dhe humbjet e mëparshme kanë bërë që në rrjet të plasë ironia për trajnerin e Christian Panucci.
Memet kanë pushtuar mediat sociale duke u kthyer në ironi për rezultatet e dobëta që ka arritur trajneri Christian Panucci që prej ardhjes së tij në pankinën e Kombëtarës.
Italiani Panucci erdhi në krye të Kombëtares pas largimit të Gianni De Biassit. Rezultate të tilla të dobëta vijnë pas pjesëmarrjes së Shqipërisë në Europianin e dy viteve më parë.
Thirrjet kundër Panuccit nisën që pas ndeshjes në tribuna, ku tifozët nisën koret 'Panucci ik’ në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës.