SHKODËR- Pjesa e parë ka përfunduar dhe ekipi i Skocisë ka kaluar në avantazh të dyfishtë përballë Shqipërisë në sfidën që është luajtur në stadiumin Loro Borici.

Kuqezinjtë e nisin keq kur kapiteni Mavraj godet një kundërshtar dhe merr karton të kuq në minutën e 23-të të takimit.

 Në minutën e 14-të të ndeshjes, Ryan Fraser ka depërtuar në zonë dhe ka shënuar golin e parë në këtë përballje.

Në minutën e 45-të me penallti, Steven Fletcher ka shënuar golin e dytë.Me nisjen e pjesës së dytë skocezët kanë trefishuar rezultatin në minutën e 55-të James Forrest dhe po në të 68-ën Forrest shënon edhe të katërtin.

Me këtë humbje turpëruese, kombëtarja shqiptare i jep fund rrugëtimit të saj për në Ligën e Kombeve. Shqipëria pas tre ndeshjeve, renditet në vendin e fundit me 3 pikë.

Ndërkohë që mbetet për tu parë e ardhmja e trajnerit italian, Christian Panucci në krye të pankinës së kuqezinjve, që sot ka shënuar humbjen më të thellë në shtëpi përgjatë viteve të fundit.

Formacioni zyrtar i kombëtares shqiptare kundër Skocisë:

Në portë, Etrit Berisha 
Në mbrojtje Veseli, Gjimshiti, Mavraj dhe Binaku 
Në mesfushë Xhaka, Kaçe dhe Memushaj 
Në sulm Grezda, Uzuni dhe Manaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:00
Kapitullimi i kombëtares, flet Panucci: Përgjegjësia është e gjitha imja, lojtarët nuk më tradhtuan, bënë gjithçka

Pak minuta pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Skoci, ka folur edhe trajneri i kombëtares shqiptare Christian Panucci. Në një prononcim për RTSH, Panucci ka thënë se kjo ishte një ndeshje që s’duhej humbur. Italiani ka marrë të gjitha përgjegjësitë e humbjes mbi veten e tij.

Ishte një ndeshje që s’duhej humbur. Doja të qëndronim mirë. Gjuajtja e parë ishte gol. Humbëm një lojëtar, penalltia dhe me 10 ishte shumë e vështirë për t’a përballuar. Duhet të shohim përpara. Jam përgjegjës për këtë dhe duhet të reflektojmë.  E gjithë përgjegjësia është e imja. S’ndihem i tradhtuar. Lojtarët bënë gjithçka, megjithëse me 10 lojëtarë.  Çdo gjë sot ishte faji im. I marr të gjithë vetë përsipër. Zgjedhjet e mia ishin të gabuara. Faji im komplet, djemtë nuk kanë faj.

Christian Panucci, trajner i kombëtares

 

Ora 22:54
'Panucci ik’, tifozët kuqezi thirrje në Loro Boriçi, kërkojnë largimin e trajnerit italian nga pankina

Pas një sërë rezultatesh negative, kombëtarja shqiptare e ka mbyllur me turp rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Christian Panucci humbën 0-4 përballë Skocisë në Shkodër, në një ndeshje e cila kishte vite që nuk shihej nga kuqezinjtë.

Por kjo humbje nuk mbyll vetëm rrugëtimin e Shqipërisë, por vë në dyshim edhe të ardhmen e italianit Panucci.

Tifozët kuqezinj kanë lëshuar një sërë thirrjesh për largimin e Panuccit. Koret 'Panucci ik’ janë dëgjuar në stadiumin e Shkodrës.