E pazakontë, modelja shqiptare merr letër nga Joe Biden: Nëse e bëjmë këtë, besoj se ditët tona më të mira janë ende përpara

E pazakontë, modelja shqiptare merr letër nga Joe Biden: Nëse e bëjmë këtë, besoj se ditët tona më të mira janë ende përpara

Hana Noka dhe Joe Biden

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden i ka kthyer një letër falënderimi modeles shqiptare Hana Noka. Modelja e ka bërë të ditur se i kishte shkruar një letër më parë Shtëpisë së Bardhë dhe Presidentit amerikan Joe Biden, duke e falënderuar për kontributin e dhënë për Kosovën.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, modelja zbuloi se Biden i ka kthyer asaj letrën, të cilën e ka publikuar në rrjetet sociale.

Në letrën që ajo ka publikuar, Presidenti Biden e falënderonte shqiptaro-amerikanen për idetë dhe gjërat që ajo i kishte ndarë në letrën e nisur drejt tij, duke shtuar se gjërat e tilla janë një inspirim për të.

“Derisa ne ecim përpara për të trajtuar çështjet komplekse të kohës sonë. Ju inkurajoj të mbeteni një pjesëmarrëse aktive për të ndihmuar në shkrimin e kapitullit tjetër të madh të tregimit amerikan. Ne kemi nevojë për ju, për guximin dhe përkushtimin në këtë kohë kritike dhe ne duhet ta kemi këtë moment së bashku si Shtete të Bashkuara të Amerikës. Nëse e bëjmë këtë, besoj se ditët tona më të mira janë ende përpara”, thuhet në letrën që ajo ka marrë.

Ndërsa, Noka ka thënë se është shumë e lumtur që e ka marrë këtë letër nga Biden.

“I shkrova si një shqiptare/amerikane për të shprehur sa mirënjohëse jam për gjithë mbështetjen e tij për atdheun tim Kosovën që nga viti 1999! E informova edhe për projektet e mia dhe përkushtimin tim për të kthyer kontributin tim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi po përballemi me një kohë shumë sfiduese, por së bashku – jemi më të fortë”, shkruan Noka në rrjetet sociale.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Përmet/ Po fotografonte natyrën, turistja gjermane bie nga ujëvara, plagoset rëndë në kokë! Transportohet me helikopter te Trauma në Tiranë

Përmet/ Po fotografonte natyrën, turistja gjermane bie nga ujëvara, plagoset rëndë në kokë! Transportohet me helikopter te Trauma në Tiranë