E pazakontë në Tiranë, fëmijëve iu mohohen lojërat, parku lyhet me graso! Denoncojnë prindërit

Ky park lojërash në një prej zonave më të populluara në kryeqytet nuk i ka pritur këtë të mërkurë fëmijët dhe lojërat e tyre. Ambientet këtë mëngjes ishin të gjitha të lyera me graso. Ngjarja e pazakontë e regjistruar në zonën e njohur si Ish-Parku i autobusëve në rrugën Frosina Plaku në Tiranë ngjalli irritim ndërsa ende nuk ka një shpjegim se ç’ka ndodhur.

Prindërit shprehen të inatosur për Report Tv për gjendjen e parkut të lodrave, ndërsa thonë se nuk janë në dijeni për autorin e këtij veprimi të turpshëm.

“Aty lozin fëmijët, ato na i bëjnë pisë. Ka lloj-lloj fëmijësh e familjesh. Për mendimin tim ato duhet të jenë më të pastra se ne jemi banorë të kësaj lagje”, thotë një gjysh për Report Tv. 

Report tv komunikoi jashtë kamerave edhe me disa prej banorëve që jetojnë në pallatin ngjitur me parkun. Ata thonë se nuk janë në dijeni se kush i ka lyer lodrat me graso, por sipas tyre kjo ka ardhur për shkak të zhurmave të mëdha që krijohet nga fëmijët. Banorët kërkojnë që institucionet të verifikojnë këtë ngjarje dhe autorët të marrin përgjegjësin e duhur.

K.T./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ceni: 04/04/2024 07:46

    Ndonje kangur shpelle!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen