E pazakontë/ U rendit i katërti në Botëror, klubi e përjashton

E pazakontë/ U rendit i katërti në Botëror, klubi e përjashton

Selim Amallah

Selim Amallah ishte pjesë e Marokut në Kupën e Botës, me "Luanët e Artë" që u renditën në vendin e katërt të kompeticionit. 26-vjeçari luajti në katër ndeshje, teksa mesfushori ka marrë një surprizë të hidhur pas kthimit në ekipin e Standard Liege.

Klubi bleg ka vendosur që Amallah dhe dy futbollistë të tjerë të dërgohen te moshat, duke humbur gjashtë muajt që vijnë. Kjo për shkak se lojtarët nuk kanë pranuar që të rinovojnë kontratat, me presidentin Pierre Locht që tregon se nuk kanë pse përgatisin lojtarët që s'kanë dëshirë të qëndrojnë me ekipin.

"Kemi vendosur të dërgojmë Selim Amallah dhe tre lojtarë të tjerë te moshat. Nuk do të bëjmë asgjë për të rritur vlerën e lojtarëve që do të largohen falas”, ka pranuar hapur Pierre Locht, president i Standard Liege.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat