E pazakontë/ Foshnja 8 muajshe në gjyq për 13 mijë euro borxh

E pazakontë/ Foshnja 8 muajshe në gjyq për 13 mijë euro borxh

Mila dhe Sophie Reinold

Një gjyq i jashtëzakonshëm po zhvillohet në qytetin gjerman të Zwickau, ku një foshnjë 8 muajshe është në gjyq për shkak të një borxhi të trashëguar.

Mila trashëgoi borxhin e gjyshit të saj prej 13.000 eurosh dhe mund të dënohet për faturat e telefonit dhe abonimin në kanalin sportiv "Sky".

E gjithë çështja filloi kur gjyshi i Milës, Roni ndërroi jetë në vitin 2018 dhe nëna e saj, Sophie Reinold 19 vjeç, ishte gjashtë muajshe shtatzënë.

Ajo dhe i dashuri i saj refuzuan të paguanin borxhin e tij,  pasi u thirrën në gjyq pas lindjes së vajzës.

Ky vendim i tyre rezultoi me ftesë në gjyq për Milën, cila sipas ligjeve në fuqi kishte trashëguar borxhin.

Është shumë absurde, kur në sallën e gjyqit Mila Reinhold ulet në tryezë, më e pakta ajo as nuk mund të flasë.

Avokat Kerstin B. Orner vlerësoi çështjen si më poshtë, ku pronari i apartamentit në të cilin jetoi Ronny shlyen një pjesë të borxhit.

Nëse nuk doni të trashëgoni borxhet, mund të refuzoni trashëgiminë është një porosi e avokatëve.

Foto nga gjyqi

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale