E pazakontë në Spanjë, emigranti gjendet brenda thesit me lëndë helmuese

E pazakontë në Spanjë, emigranti gjendet brenda thesit me lëndë helmuese

Policia kufitare spanjolle është përballur me një skenë aspak të zakontë, një i ri maroken ishte fshehur mes disa thasëve me lëndë toksike.

Autoritetet fillimisht menduan se burri ishte i vdekur, pasi lënda toksike ishte helmuese, por ata u siguruan që ishte gjallë, kur emigranti nisi të bëhej agresiv.  

Raportohet se policia ka reaguar shpejt dhe ka bërë të mundur arrestimin e burrit.

Garda Civile e Spanjës tha se  me shumë mundësi burri do të kishte vdekur brenda pak orësh nëse nuk do të ishte gjetur. Thesi në të cilin po fshihej përmbante një lloj hiri, të cilat janë grimca të imëta të prodhuara nga djegia e qymyrit në stacionet e energjisë.

Hiri po eksportohej në Spanjën kontinentale, ku përdoret zakonisht në beton, çimento dhe riparime rrugësh.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë