Në dosjen e SPAK zbulohet se ‘marisni’ që Suel Çela ‘rekrutoi’ me pagesë për të vrarë rivalin e tij Ardian Çapja është Prekë Kodra. Ky i fundit është i dyshuar dhe për vrasjen e Kastriot Reçit, krim i ndodhur më 7 janar 2020, por dhe për vrasje të tjera.
Në një nga bisedat që bën më 27 korrik 2020 në SKY dhe që ndodhet në dosjen e SPAK, Prek Kodra, që prezantohet si gjahtari, pranon se ka pasur probleme me shtetin.
Ai i tregon se ka ngelur pa lekë, ndërsa shteti i është vënë pas, pasi dyshojnë për një sërë vrasjesh, mes tyre atë të Kastriot Reçit dhe plagosjen e Çapjas.
"Unë jam gjahtari... Kam pas pak probleme me shtet...ha ha ha.... Ti a ke pas ni probelm... Noj...Aji gja, jam cop-cop... Për krutem... Më shoqërun mua... Më ban kontroll... Njajo më iku për lesh, jam mërzit... Dyshoshin për Rrëshenin, për në Shkodër, për në Tiranë, për Durrës, për Elbasan, hahah... më kanë heq trunin". (Sqarim redaksional: Unë jam gjahtari… Kam pasur pak probleme me Shtetin... Ti a ke pasur ndonjë problem.. Jam pa lekë për kokën time.. Më shoqëruan mua, më kontrolluan….).
Me shprehjen "Njajo më iku për lesh, jam mërzit", Kodra përcjell brengën për mosrealizmin me sukses të saj, citohet në dosjen e SPAK.
Po në mbrëmjen e 27 gushtit, Marjus Lula (Suel Çela) i shkruan Kodrës se nuk duhej të shqetësohej për ngjarjen e Elbasanit, pasi për ta bërë të vështirë identifikimin e tij ka hapur llafin se autori i plagosjes është një pjesëtar i forcave speciale greke.
Ndërkohë nga dosja del se Suel Çela nuk ka hequr dorë nga plani për vrasjen. Për këtë ai kërkon që ta takojë nga afër Prekë Kodrën, por në një kohë të përshtatshme, pasi është përgatitur për të sulmuar sërish dhe si pasojë mund të tërheqë vëmendjen e policisë, por e garanton se ajo për çfarë ata kanë biseduar vijon të mbetet e vlefshme dhe se do ta angazhojë dhe në trafikun e drogës. Madje përmend dhe grupin kriminal të Shkodrës, Bajrët, duke i lënë të kuptojë se ai e mban fjalën, jo si këta të fundit, por se ai duhej të ishte i gatshëm për të.
“..t’kam shok... s’jam Bajrit... veç du prej teje që kur shkruj un me qen pronto... dhe punën me mall do të angazhoj, do t’jap munsi me fitu edhe ti nai lek... sa t’kaloj gushti, ja fillon dhe pak punën me mall, munsi ka shoku jot, si të kam than... nuk ke nevojë me ma shpjegu... un t’i kam than gjitha vet kto, s’mi ke kërku ti... po shof si po shkojn punët... duhet me u qetsu dhe pak... tani jemi në kontakt... e do flasim vazhdimisht...”, i thotë Çela.
Një ditë më pas, 28 gusht 2020, Lulaj (Çela) komunikon sërish me Prekë Kondrën, ku informon se është në kontakt me komisariatin e policisë dhe ata e informojnë për çdo gjë. Marjus Lulaj i kërkon të koalidojë snajperin për një distancë 300 metra dhe ta mbajë gati.
Nga përmbajtja e bisedës në vijim, dyshohet se Marjus Lulaj vëzhgon lëvizjet e Ardjan Çapja, të cilit i referohet si "magjistari", për të cilin tregon se nuk ka bërë lëvizje, vetëm në rastet kur në qytet është prezente RENEA, dhe në banesën e tij hyn dhe del mjeku.
Në një tjetër bisedë të Marjus Lulës me Prekë Kodrën, bërë në 9 gusht 2020, rezulton se ky do të përfshihej në një ngjarje kriminale, e nga konteksti i bisedës dyshohet se kjo ngjarje kriminale do të realizohej për llogari të fisit Bajri.
Marjus Lulaj e këshillon, pasi nuk duhet të ketë besim te ata për këtë qëllim, i shkruan mesazhet me tekst:
"...amanet aty mos u provua me përzi... t’jesh i sigurt do marrësh fun me ata aty... Bajrit s’jan t’mir, ti i ke provu e un i kam, ata je o n’burg o n’varr, ma nigjo fjalën, për buk nuk ngel, s’kam vdek akoma un... shok as mos e meno me u përzi me ta, s’je budalla... ato dy rrugë ke me ata ma nigjo fjalën... do merrje fun me ata ktë koh... ti je përfol direkt, kanë me ardh te ty sa t’nodhi ngjarja, Bajrit flasin gjitha muhabetet nuk i rruhet k... mrapa te ty koha e ka tregu... po i di dhe kto i kam nigju.... shok zhytja me ata ash n’oqean celsat... po e lëm qetsohet ca ditë e po t’them t’vish të flasim gojarisht...".
Në fund të gushtit Marjus Lulaj e fton të takohet fizikisht dhe e informon se telefonat që kanë në përdorim nuk janë të sigurtë, pasi ka gjasa që platforma e enkriptuar e komunikimeve EnchroChat të cilës Marjus Lulaj i referohet me termin "onkro”, janë hapur në Holandë e Angli, por jo në Shqipëri.
Në një rast Marjus e informon Prekë Kondrën për prezencë të madhe policësh në Elbasan dhe se duhej të bënte kujdes, pasi po përgjohej nga policia, pasi kishte rënë në gjurmë të tij. Gjithashtu i tregon se ka nisur të investojë në trafikun e drogës dhe se duhej t’i gjente dy pistoleta izraelite, 12.7
Më datë 15.10.2020, Marjus Lulaj (Suel Çela) komunikon me Prekë Kodrën, të cilin e informon se ka nisur të investojë në trafikimin e lëndëve narkotike, por do ta bisedojë më të nga afër. Në vijim i shkruan se duhet të bëjë shumë kujdes kur të shkojë për ta takuar, pasi ka prezencë të shtuar të shërbimeve policore operacionale. Ai e informon se priten të bëhen arrestime në Elbasan dhe në vijim i shkruan se do të takohen ditën e diel, ditë e cila korrespondon datës 18.10.2020.
Në vijim Marjus Lulaj e këshillon të mos i zërë besë policëve, Marjus Lulaj shkruan "...mos i ke bes policve... infon ku e kam marrë un s’asht llafe pazari... asht i math ky që e tha... dhe shum i fort... se ka iden se njifem me ty... info asht se flitet për i pun e ke marr përsiper ti... nuk e di... dhe ka shum munsi kan shku na shiku infot...".
Sipas Marjus Lulaj ai është vënë në dijeni se agjencitë ligjzbatuese kanë marrë në vëzhgim shtetasin Prekë Kodra, pasi ky i fundit dyshohet se ka marrë përsipër një ngjarje kriminale.
Sueli si prifti Bej ca them une mos bej ca bej une! Te merresh me ato e dine te gjithe qe je o ne burg o i vdekur Por faktet jane per te gjitha bandat se sjane bajrat me te keqij Se tirana elbasani e fieri e durresi e kruja! Po u more me to te shesin e te vrasin e te fusin ne burg Dihet fundi! Me e poshtra eshte qe kto vrasin per qef pa marre asnje lek Me shpresen qe te bejne miqesi me kto, kjo eshte kulmi, Dhe ne fund thote skam kokerr leku, se ka vra ti hy ne zemer Kriminelave nuk ka vra per lek se ndryshe do ishte miliarder.. Kjo ndodh me shume ne tirane e kudo Ne fund ikin me bisht nder shale me e pakta Ose be burg e varr.
Përgjigju"info asht se flitet për i pun e ke marr përsiper ti..." A thu me vra Albin Kurtin?
PërgjigjuKa mundesi qe ky ka qene.