RUSI- Një nenë me zemrën ‘akull’ po përballet me drejtësinë pasi detyroi 3 fëmijët e saj të zhvishen lakuriq dhe të qëndrojnë në dëborë, në temperatura -15 gradë, në Rusi.
Natalia Vazina, 33 vjeç së bashku me tre fëmijët e saj Grigory, 10 vjeç, Lazar, 2 vjeç dhe Marfa, 11 muajshe ishin zhveshur plotësisht në acarin e skajshëm në një pyll në afërsi të Moskës.
Familja ruse shpëtoi pasi ngjarja është parë nga një burrë teksa po shëtiste me qenin e tij dhe ngriti alarm për ndihmë.
Tre fëmijët janë transportuar menjëherë në spital, ku nga i ftohti pësuan ngrirje të rënda dhe hipotermi, dhe sipas mjekëve nëse nuk do të ishin shpëtuar në kohë, ata mund të kishin vdekur.
Akuzat të cilat janë ngritur mbi nënën e pashpirt janë ato të tentativës për vrasje.
Mendohet se arsyeja pse Natalia tentoi të vriste fëmijët e saj është sepse ajo kishte një marrëdhënie dashurie me një burrë të martuar dhe nuk donte të jetonte në mëkat.
Sa lajme nenash katile ruse kam lexuar!!!!! Zoti eshte i padrejte ,qe u jep femije atyre qe nuk i meritojne. Nuk ndodh kurre tek kafshet,me te vegjlit e tyre.
Përgjigju