E qëlloi me thikë dhe e la në pellgun e gjakut të tij prej ditësh, çfarë tha autori i gazetarit grek në Egjipt: Kryhem marrëdhënie seksuale dhe më premtoi para, por nuk m’i dha, e vrava

E qëlloi me thikë dhe e la në pellgun e gjakut të tij prej ditësh, çfarë tha autori i gazetarit grek në Egjipt: Kryhem marrëdhënie seksuale dhe më premtoi para, por nuk m’i dha, e vrava

Gazetari grek Nikos Katsikas

“Më kërkoi të kryenim marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, por më pas refuzoi të mi jepte lekët”, këto ishin fjalët e postierit që qëlloi për vdekje me thikë gazetarin grek në Egjipt, pas një debat të ashpër mes tyre që përfundoi në tragjedi.

Autori i krimit makabër u dorëzua në polici vetëm disa orë pasi trupi i pajetë i gazetarit u zbulua nga autoritetet, pasi fqinjët ankoheshin për erën e keqe që vinte nga apartamenti.

Cfarë tha ai për marrëdhënien e tij me gazetarin?

Postieri tregoi se ishin njohur në restorantin e preferuar të gazetarit grek Nikos Katsikas, ku edhe punonte ai. Ata shumë shpejt pas bisedave të shkurtra në ambientet e lokalit dhe shkëmbimit të numrave të telefonit, vendosën të takoheshin në shtëpinë e Nikos.

Autori i krimit tha se teksa ata po flisnin, i tregoi se ishte në gjendje të rëndë ekonomike dhe pikërisht atë moment sipas tij “shfrytëzoi” gazetari duke thënë se do t’i ofronte para nëse do të kryenin marrëdhënie seksuale. Ai pranoi, vetëm se ngjarjet nuk u zhvilluan siç e priste ai. Pas përfundimit të marrëdhënies seksuale, gazetari refuzoi ta paguante dhe ishte pikërisht ky moment, ai që bëri postieri t’i sulej me një thikë në dorë dhe t’i merrte jetën, duke e lënë në pellgun e gjakut të tij dhe duke u larguar.

Ai pranoi gjithashtu se pasi kreu krimin, mori me vete 260 euro dhe tre aparate celularë.

Ngjarja ndodhi disa ditë më parë, por u zbulua të shtunën pasi era e keqe e cila vinte nga apartamenti i Nikos po “mbyste fqinjët” që menjëherë lajmëruan policinë.

Kështu u zbulua se gazetari ishte vrarë dhe lënë në apartamentin e tij prej disa ditësh pa jetë.  

Kush ishte Nikos Katsikas?
55-vjeçari ishte vendosur në Kajro në vitin 2016 duke shërbyer si korrespondent i agjencisë së lajmeve (AMNA). Ai ishte zv/president i Qendrës Kulturore Historike Helenike në Kajro. Katsikas kishte themeluar gazetën “Fos” në Kajro dhe ishte kryeredaktor i të përjavshmes “Neë Fos”. Gjithashtu, ai botonte dhe në ëebsitet“Alexandrinos Tahydromos“ e “Pyramis”. Viktima vlerësohet për kontributin e madh që ka dhënë në forcimin e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Egjiptit, promovimin e kulturës helene në këtë vend dhe rritjen e lidhjes shpirtërore të qytetarëve grekë që jetojnë në këtë vend.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja