E përditshmja 'Express': Britanikët vërshojnë drejt Shqipërisë, vendit me plazhe mahnitëse

E përditshmja 'Express': Britanikët vërshojnë drejt Shqipërisë, vendit me plazhe mahnitëse

Ksamil

Një numër në rritje turistësh britanikë po vërshojnë drejt Shqipërisë falë çmimeve të lira, maleve dhe plazheve mahnitëse, shkruan Lauren O’Toole në të përditshmen britanike “Express”.

Një vend i bukur evropian me plazhe mahnitëse dhe ku një birrë kushton vetëm 1,67 paund po përjeton një rritje të turizmit.

Më shumë britanikë se kurrë më parë po vërshojnë drejt Shqipërisë falë plazheve të saj të bukura përgjatë deteve Jon dhe Adriatik që rivalizojnë lehtësisht brigjet e një prej fqinjëve të saj, Greqisë dhe maleve të thyera të Alpeve Shqiptare.

Pothuajse tre e katërta e territorit të Shqipërisë është malore, duke ofruar pamje mahnitëse për pushuesit dhe duke rivalizuar malet e Zvicrës, Austrisë dhe Francës.

Me kodra dhe male që përqafojnë qytetin, Vlora është një nga qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë.

E njohur për shëtitoren e saj të gjatë me palma përgjatë bregdetit, Vlora ka ujërat më të pastra në Evropë.

Vendi malor është miqësor në buxhetin tuaj. Një vakt në darkë rrallë kushton më shumë se 10 deri në 15 paund për person në restorante – ndërsa ata që kërkojnë opsione më ekonomike mund të hanë pica të përgatitura në moment për me pak se 5 paund.

Në baret kryesore të Vlorës, birra kushton vetëm 2 paund, ndërsa pijet alkoolike dhe koktejet janë rreth 4 paund.

Ndryshe nga disa vende të tjera evropiane, populli shqiptar njihet per mikpritjen ndaj turistëve.

Disa banorë madje ofrojnë shtëpitë e tyre për të akomoduar pushuesit. Turistët që duan të zhyten në historinë e vendit ballkanik mund të akomodohen në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, për vetëm 6 paund në natë.

Në Tiranë, hotelet me tre yje kushtojnë mesatarisht 42 paund në natë. Shqipëria me siguri ka gjetur rrugën e saj në hartën turistike. Më shumë se 120 000 shtetas britanikë vizitojnë vendin ballkanik çdo vit.

Në vitin 2024, Shqipëria u vizitua nga 11,7 milionë turistë të huaj, duke shënuar një rritje prej 15% nga viti 2023. Kjo rritje e numrit të vizitorëve ka pasur një ndikim transformues në ekonomi, duke gjeneruar 3,8 miliardë euro të ardhura nga turizmi gjatë nëntë muajve të parë të 2024.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro tha: “Konsolidimi i tregjeve të Europës Perëndimore si Italia, Gjermania, Franca dhe Spanja, së bashku me rritjen e turizmit rajonal dhe rritjen e vizitorëve nga Azia dhe Amerika, tregojnë se vizioni ynë po bëhet realitet”, tha më herët ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Promovimi prestigjioz dhe përvojat pozitive të udhëtimit po ndërtojnë reputacionin e Shqipërisë vit pas viti.

Ju mund të udhëtoni në Shqipëri me një çmim më të përballueshëm se në Greqi dhe Itali, duke e bërë atë një alternativë të shkëlqyer kundrejt destinacioneve të shtrenjta të Mesdheut./Express

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Përndiqte një vajzë, arrestohet 37 vjeçari, tentoi t'i arratisej policisë dhe u hodh nga një lartësi

Tiranë/ Përndiqte një vajzë, arrestohet 37 vjeçari, tentoi t'i arratisej policisë dhe u hodh nga një lartësi