E përditshmja britanike 'Express': Shqipëria ndër vendet më të mira për të shkuar me pushime në 2025

E përditshmja britanike 'Express': Shqipëria ndër vendet më të mira për të shkuar me pushime në 2025

Sarandë

Ujëra të pastra kristal, një peizazh kulturor i gjallë dhe mot i ngrohtë – nuk është çudi që ky destinacion të jetë shumë më i populluar vitin e ardhshëm, shkruan Nicola Roy në të përditshmen britanike “Express”.

Viti 2024 pothuajse ka mbaruar dhe nëse jeni duke pritur me padurim vitin e ri, ne ju rekomandojmë Shqipërinë si destinacionin ideal për pushimet tuaja pranverore apo verore.

Ekzistojnë shumë destinacione evropiane vetëm disa orë larg me avion – që ofrojnë një arratisje të qetë dhe mot me diell.

Dhe nëse jeni lodhur nga pushimet tuaja tipike në Spanjë, ekziston një vend që është konsideruar si një nga destinacionet më të mira dhe më të lira për t’u vizituar në 2025.

Në vendin mesdhetar, të quajtur “Maldivet e Evropës”, ju mund të pushoni në një nga plazhet piktoreske të rrethuar nga ujëra të pastra kristal.

Ekspertët e udhëtimeve e kanë renditur Shqipërinë mes destinacioneve më të mira për të vizituar në vitin 2025.

Sipas tyre, Shqipëria, e vendosur në Evropën Juglindore në Gadishullin Ballkanik, padyshim ia vlen të merret në konsideratë për një arratisje verore.

Vitin e kaluar, Shqipëria regjistroi një bum të madh turistik e vizituar nga 3,3 milionë turistë të huaj.

Dhe vitin e ardhshëm, kjo shifër pritet të rritet edhe më shumë pasi gjithnjë e më shumë turistë po zbulojnë bukurinë e saj.

Pjesa më e madhe e atraksioneve së Shqipërisë ndodhet në vijën bregdetare duke përfshirë plazhet mahnitëse përgjatë Rivierës Shqiptare.

Saranda është një nga qytetet kryesore bregdetare me një port të lashtë dhe me shumë vendpushime për të bërë banjo dielli dhe not, si dhe një bulevard që gjallërohet gjatë natës.

Përveç vijës bregdetare mahnitëse, ekspertët e udhëtimeve rekomandojnë që të vizitoni edhe sitet kryesore të Shqipërisë.

Për aventurierët, rekomandohet të vizitohet shtegu i Valbonës duke ju drejtuar në vilat malore të Thethit.

Ky është një shteg shumë i populluar për ecje, por duhen rreth 6-9 orë për ta përfunduar prandaj sigurohuni që të jeni në formë për të përballuar sfidën.

Shqipëria është një nga vendet më të vjetra të prodhimit të verës në botë, që daton që nga epoka e bronzit.

Turizmi i Verës përbën një nga atraksionet më të mëdha në Shqipëri./ata

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh