Takimi mes dy Kuvendeve, Shqipërisë dhe Kosovës, ditën e djeshme në Prishtinë (20 Dhjetor), ka shkaktuar jehonë, por edhe reagime.
Më shumë për mesazhet që u dhanë dhe ajo farë u pa, që nga ftohtësia e Vetëvendosjes dhe kryeministrit Albin Kurti me qeverinë e kryeministrit Edi Rama dhe këtë të fundit, deri tek mesazhi me letër dhe takimi për një marrëveshje sportive.
Për juristin Kreshnik Spahiu, ky takim tregoi edhe njëherë se Albin Kurti nuk ka qenë i ftohtë vetëm me Shqipërinë dhe kryeministrin Rama, për të cilin në 2021 i bëri fushatë elektorale kundër dhe madje kandidoi njerëz për deputetë, por edhe me Perëndimin dhe SHBA-të.
Në intervistën që dha sot (21 Dhjetor) për REPORT TV, ai preku disa tema të ndjeshme nga ky takim, duke analizuar gjestikulacionet, fjalimet, mesazhet dhe lënë të qartë se Kurti premtoi tjetër gjë para 4 vitesh, deri bashkimin kombëtar, kurse tani ka ngrirë gjithçka si me Shqipërinë dhe partnerët perëndimore.
Spahiu tha se Kosovës në zgjedhjet e ardhshme i duhen në pushtet parti që e afrojnë jo vetëm me Perëndimin, por edhe me Shqipërinë. Madje nuk e kurseu as ironinë për qeverinë e Kurtit, duke thënë se ‘edhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali e përmendi më shumë në fjalim bashkimin kombëtar, sesa Albin Kurti’.
Spahiu kërkoi që edhe ky takim nuk e kapi nivelin e duhur, sepse përfundoi me marrëveshje sportive dhe jo me vendim për “të hequr kufirin mes dy vendeve dhe doganat”, kurse Kurti sipas tij, në “4 vite ka kaluar nga bashkimi kombëtar, te ideja apo nocioni i krijimit të kombit kosovar”.
Juristi vuri në dukje se gjatë qeverisjes së Kurtit dhe Vetëvendosjes, partitë e tjera opozitare janë afruar më shumë me Shqipërinë, sesa ata. Duke dhënë edhe një detaj, ku Rama mbrojti Hashim Thaçin dhe ish-anëtarët e UÇK-së, teksa Vetëvendosja as nuk e duartrokiti dhe as u ngrit në këmbë, sepse ‘prisnin elozhe dhe lavde’.
Spahiu kujtoi edhe një deklaratë të ish-zyrtarit të lartë amerikan Grenell, që theksonte se Kurti ka qenë kundër politikës amerikane, pasi ka sulmuar edhe 4 presidentë amerikanë; Klinton, Obama, Biden dhe Trump.
Katër vite në pushtet të Vetëvendosjes kanë treguar jo vetëm një ngrirje apo ftohje të marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë dhe Kurti-Rama, por edhe një izolim të Kosovës nga partnerët ndërkombëtarë, Perëndimi dhe SHBA.
Madje për juristin Kreshnik Spahiu, në intervistën e dhënë për REPORT TV, populli i Kosovës duhet të zgjedhë rrugën amerikane dhe perëndimore, pasi nuk e ka luksin për të kundërtën. Madje ai ndan mendimin se në këto katër vite, partitë opozitare në Kosovë janë afruar më shumë me Shqipërinë se sa Vetëvendosja dhe Kurti.
“Po ta shohësh, partitë opozitare janë afruar më shumë me Shqipërinë sesa Vetëvendosja. Këta të fundit janë treguar të ftohtë në 4 vitet në pushtet, pasi prisnin elozhe dje. Asnjë parti nuk e siguron dot 50% në zgjedhjet e ardhshme dhe koalicioni është i nevojshëm. Kurti e ka larguar Kosovën nga Shqipëria”, analizon juristi situatën.
Edhe për marrëdhëniet e Kosovës dhe qeverisë së Kurtit me ndërkombëtarët, Spahiu ndaj të njëjtin mendim, se ai e ka izoluar vendin dhe duket se Kosova është antiamerikane dhe antiperëndimore.
“Mendoj që situata është kritike shumë, çdo gjë do varet nga pozicionimi i Kosovës nga zgjedhjet e ardhshme. Populli i Kosovës s’e ka luksin të zgjedhë qeveri antiamerikane dhe antiperëndimore. Kosova është rast eksplicit që pavarësia dhe sovraniteti i saj janë krijuar në bashkëpunim me ndërkombëtaret, me partnerët, me ushtrinë amerikane. Kosova nuk ka ekzistuar si shtet, por u krijua fal ndërhyrjes së ushtrisë amerikane e NATO. Ne s’e garantojmë dot sovranitetin pa ndihmën e tyre. Pra nuk bëjmë gjë tjetër, por e largojmë nga Perëndimi dhe SHBA. Sepse Shqipëria është aleate e tyre. Dhe për Kosovën Perëndimi është më i rëndësishëm se Albini. Kosova duhet të zgjedh parti që janë properëndimore, sepse e afron edhe me Shqipërinë”, thekson ai.
Në fund ai përshkroi edhe një herë marrëdhëniet e ftohta mes dy kryeministrave shqiptarë, që u panë edhe në takimin e djeshëm.
“Mardhënia Kurti-Rama është me ë ftohta që ka ekzistuar më parë, edhe pse është rasti Rugovës me Berishën shumë vite më parë, që patën të njëjtën situatë. Por kjo është e ngrirë, tregohet dhe me gjestikulacione, sikur foli një kryeministër armik, por as u duartrokit. Rama foli për UÇK dhe Kurti s’ka pse mërzitet se Rama kërkon lirimin e Thaçit dhe përfaqësuesve të tjerë të UÇK”, përfundoi Spahiu.
Juristi Kreshnik Spahiu nuk e kurseu edhe ironinë për kryeministrin Albin Kurti dhe Vetëvendosjen.
Ai e cilësoi edhe fjalimin e kryeministrit Kurti si të ftohtë, madje shumë më larg edhe se kryeparlamentares Elisa Spiropali, presidentes Vjosa Osmani apo edhe kreut të kuvendit kosovar Konjufca.
“Po t’i referohesh fjalimit të Elisa Spiropalit, fliste më shumë për bashkimin kombëtar shqiptar, sesa fjalimi i Albin Kurtit. Edhe Vjosa Osmani foli më shumë se Kurti për bashkim kombëtar. Kurti para 4 vitesh i premtoi këto, një shtet, një flamur etj., por në fjalimin e tij i përmendi më pak se të tjerët, madje edhe se Glauku (Konjufca)”, shprehet Spahiu.
Pse opozita e quan Kurtin afër Serbisë dhe Rusisë?
“Është treguar antiamerikan dhe antiperëndimor, siç e thotë edhe Grenell, Kurti ka qenë kundër 4 presidentëve amerikanë, Obama, Klinton, Biden dhe Trump. Dhe po të jesh kundër 4 presidentëve, me logjikë do thotë se je kundër Amerikës”, tha ai.
Por pse nuk pati komunikim mes dy kryeministrave dhe letra që i dërgoi Kurtit kryeministri Rama, si e komenton juristi këtë detaj?
“Rama e ka bërë të qartë se Kurti s’i kthen mesazhet dhe zgjodhi mesazh me letër dhe ishte e veçantë se Vetëvendosja dhe Kurti s’u ngritën për duartrokitje, sepse prisnin elozhe e lavde. Të gjitha komunikimet private kanë përfunduar, kanë vdekur, nuk ekziston dhe këta mundohen t’i japin mesazhet publike. Të kalosh në trojet etnike në Maqedoni, Kosovë, Mali i Zi, e të japësh mesazhe pa konsulencën e partnerëve ndërkombëtarë është e pamundur, patjetër që konsultohen”, tha juristi.
Kreshnik Spahiu e analizon ftohtësinë apo ngrirjen e qeverisë së Albin Kurtit në Kosovë në katër vitet e fundit të qeverisjes së tij, duke e lidhur edhe me pasojën e izolimit të Kosovës nga Perëndimi dhe faktori ndërkombëtar.
“Kjo lidhet me një izolim total të Kosovës me BE, u vu në sanksione, Kosova krijoi konflikt me ndërkombëtarët dhe që nga ardhja e Kurtit, s’ka njohje të reja nga shtetet e tjera për Kosovën”, u shpreh juristi.
Më tej Spahiu theksoi se Kurti kur erdhi në pushtet premtoi bashkimin kombëtar, kurse tani bashkë me Vetëvendosjen e kanë larguar më shumë nga kjo ide dhe Shqipëria, duke krijuar “nocionin e kombit kosovar”.
“Ai që kërkoi dhe premtoi bashkimin kombëtar, tani pas 4 vitesh kërkon nocionin dhe krijimin e kombit kosovar. Kurti po largon nocionin për një komb shqiptar, po e largon Kosovën nga Shqipëria”, tha Spahiu.
Por a iu dukën normale kritikat e Ramës për Kurtin dhe qeverinë e Kosovës?
“Rama ishte i balancuar me të gjitha partitë, qeverinë dhe opozitën në Kosovë, nuk mund të ishte fasadë e qeverisë. S’kishte të drejtë të pozicionohej pro Vetëvendosjes, se ka edhe parti të tjera që garojnë. Asnjë s’e kap 50% do ketë qeveri koalicioni. Ndryshe, nga Kurti që kërkoi më 2021 rrëzimin e Ramës dhe kandidoi me Vetëvendosjen në Shqipëri, Rama nuk ka ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës, nuk mbajti krahun e asnjë partie, as LDK, as PDK, as Vetëvendosjes etj. Ai foli në parim për ecurinë që duhet të ketë Kosova në marrëdhëniet ndërkombëtare. Koha kur u zhvillua, veprimi ishte pro Kurtit, se mund ta linte Albinin vetëm në këtë situatë, por ai zgjodhi që të shkonte dhe ta mbante këtë Kuvend. Fakti që shkoi atje i bëri një qokë, në prag të zgjedhjeve, nuk mund të ndërhynte brutalisht dhe në favor të Kurtit”, tha Spahiu.
Juristi Kreshnik Spahiu u pyet sot në studion e Report TV në një lidhje live për takimin e dy kuvendeve Shqipëri-Kosovë ditën e djeshme, nëse ishte një sukses apo dështim.
Ai tha se çdo takim mes dy vendeve ishte i mirëpritur dhe i suksesshëm, por në mënyrën se si përfundoi nuk ishte ai i prituri, pasi do të dëshironte më shumë marrëveshje për heqjen e kufijve dhe doganave, sesa ato sportive.
Dhe duket se shkak është ftohtësia e marrëdhënieve apo ngrirja prej më shumë se dy vitesh mes dy shteteve dhe veçanërisht sjellja e Albin Kurtit.
“Çdo takim Kosovë-Shqipëri është i suksesshëm. Me mirë të ketë takime të tilla, sesa mos të ketë. Fatkeqësisht prej dy vitesh nuk janë kryer për shkak të ngrirjes që ka krijuar Kurti dhe krisjes me qeverinë e Tiranës. Unë prisja që nga takimi Rama-Kurti mos të dilej me marrëveshje sportive për lojëra mesdhetare, por të hidhej themeli për heqjen e kufijve dhe doganave mes dy shteteve shqiptare, është koha që të heqin doganat dhe kufijtë sepse çdo vonesë është në dëm”, tha ai.
Më tej apeloi që bashkimi të bëhej sa më parë në fushat me rëndësi dhe të kishte diplomaci të përbashkët, pasi i shërben të dyja vendeve.
“Duhet të kemi diplomaci të përbashkët, parlament të përbashkët. Por në momentin që si bashkojmë dot futbollin apo festivalet muzikore, nuk hedhim dot hap për bashkim. Tani se mohojmë dot, pra Vetëvendosja e ka larguar Kosovën nga Shqipëria, 4-vjeçari më i ftohtë i largimit të Kosovës nga Shqipëria”, tha Spahiu.