E përditshmja zviceriane ‘Tages-Anzeiger’ i kushton artikull Tiranës: Vend plot me ide

E përditshmja zviceriane ‘Tages-Anzeiger’ i kushton artikull Tiranës: Vend plot me ide

Mediat e huaja dhe për më tepër ato prestigjoze, prej kohësh po shfaqin para syve të audiencës së tyre copëza realiteti nga Shqipëria, duke vënë theksi tek turizmi në vendin tonë dhe atraksionet unike që zotërojmë.

Së fundmi, “Tages-Anzeiger”, një gazetë e përditshme zviceriane, i ka kushtuar një artikull të gjatë e të mirëdetajuar kryeqytetit tonë.

Kjo media është ndalur tek transformimi  i kryeqytetit shqiptar pas rënies së komunizmit..

Thelb i këtij artikulli është se me fundin e regjimit komunist, Tirana pësoi një transformim 180 gradë dhe këtë e tregojnë investimet e shumta në urbanistikë.

SI shumë media të huaja edhe “Tages-Anzeiger” ka veçuar transformimin e ndërtesës së Piramidës e cila i është rikthyer publikut dhe po shërben si një ‘magnet’ për turistët. Pasi regjimi komunist ra në vitin 1990, anët e Piramidës u improvizuan si një kënd lojërash për fëmijët, në mungesë së hapësirave për ta, por tashmë ajo është shndërruar në një qendër trajnimi për teknologjinë dhe programimin.

Sipas saj, jo vetëm për investimet e reja në urbanistikë dhe mundësitë e shumta që ofron kryeqyteti, Tirana është kthyer në qytet mjaft të dëshirueshëm për të jetuar.

Këtë e konfirmojnë edhe shifrat e banorëve që jetojnë në kryeqytet.

Media zviceriane shkruan se popullsia e Tiranës është pesëfishuar nga 200,000 banorë që kishte në fillim të viteve 1990 në mbi një milion që është aktualisht.

Po ashtu vlerësohet se një në tre shqiptarë tani jeton në kryeqytet ose pranë tij. Thekson se investimet në urbanistikë janë bërë në përputhje me respektimin e hapësirave të gjelbra në qytet. Ka parqe ku qytetarët bëjnë piknik, bulevardet janë të mbushura me pemë dhe qyteti është i vendosur mes kodrave të pyllëzuara. Kafenetë, baret dhe jeta e natës vlerëson ndër të tjera nga kjo media.

Vlen të theksohet se falë jehonës se mediave të huaja për Tiranën numri i turistëve ka ardhur gjithnjë në rritje, në kryeqytet sipas statistikave zyrtare. Në Tiranë ndodhen rreth 56 objekte të trashëgimisë kulturore dhe 141 pika turistike për t’u vizituar.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja