Analisti dhe gazetari Mero Baze ka komentuar zhvillimet e fundit të Partisë Demokratike dhe aleatëve të tyre pasi humbën zgjedhjet parlamentare më 25 prill.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Baze shkruan se PD po poshtëron kreun e PBDNJ, Vangjel Dule duke i numëruar vetëm 500 votat e Tiranës dhe duke harruar ato mijëra qytetarëve me origjinë greke në të gjithë Shqipërinë.
Gazetari e konsideron këtë në kufijtë e racizmit.
Mero Baze thumbon, duke u shprehur re PD e përdori Dulen me shpresë që t’i ndihmonte Greqia kundër Ramës dhe tani po i numërojnë votat në Tiranë.
Kujtojmë se dje Vangjel Dule, ka deklaruar se kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Gent Strazimiri, ka bërë fushatë kundër tij. Dule ka akuzuar Strazimirin se i ka publikuar në rrjetet sociale një video të montuar përmes të cilës kërkon që askush të mos votojë Dulen.