Një grua është përplasur nga një automjet në aksin Fushë Krujë-Milot, pasditen e kësaj të hëne. 

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur kryqëzimi i Patokut. Policia bën të ditur se këmbësorja e aksidentuar është një grua identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur. Ajo ka tentuar të kalojë nga njëri krah i rrugës në tjetrin, kur është përplasur nga makina me targa AA 567 LO me drejtues G.R.

Gruaja e aksidentuar është transportuar me urgjencë në drejtim të QSUT ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.11.2017, rreth orës 16:50 është marrë njoftim se në superstraden Lezhë-Tiranë , tek mbikalimi i Patokut, ka ndodhur nje aksident.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbëritur shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se: Automjeti me targa AA 567LO me drejtues shtetasin G.R. ,ka përplasur një këmbësore (akoma e paindentifikuar ) 

Shtetësja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore ku është nisur menjëherë për në Q.S.U. Tiranë.

Grupi hetimor në vendgjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit .

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com