Aksident me pasojë vdekjen në qendër të qytetit të Korçës. Ka qenë një automjet tip "Reno" me targa AA 981 OI dhe drejtues E.B, që ka përplasur një person i cili po lëvizte me biçikletë, duke i shkaktuar lëndime të shuma në trup.
I lënduar rëndë nga aksidenti mbeti Sotiraq Meraj, 61-vjeç. Ai u transportuar me urgjencë për në spitalin e Korçës, por dy orë pas aksidentit humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.
Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit dhe po heton për rrethanat e këtij aksidenti me pasoja fatale.
Njoftimi i Policisë:
Korçë
Informacion paraprak.
Më datë 23.07.2018, në lagjen nr 3 Korçë, shtetasi E.B, duke drejtuar mjetin tip "Reno" me targa AA981OI, ka aksidentuar një shtetas i cili po lëvizte me biçikletë në rrugë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa i dëmtuari ndodhet në Spitalin e Korçës, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.