42-vjeçari, Altin Bahja ka humbur jetën pas plagëve të marra nga goditja e një makine. Aksidenti i rëndë ndodhi ditën e sotme në lagjen 'Kala' të Elbasanit, ku 42-vjeçari edhe pse u dërgua me urgjencë në spital nuk arriti tu mbijetonte plagëve të marra.

Sipas policisë mjeti që përplasi viktimën u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Në fillim policia e kishte të vështirë identifikimin e shoferit por më pas kan arritur ta arrestojnë. Bëhet fjalë për shtetasin Gentjan Sula i cili është arrestuar për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po merr dëshmitë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.