ITALI- Zyhdi Hyka, 58-vjeçari shqiptar në Itali, i cili u godit nga një makinë mbrëmjen e së hënës së 19 dhjetorit ka humbur jetën në spital.

Shqiptari ndërroi jetë pasditen e së mërkurës në spitalin Baggiovara për shkak se kishte pësuar dëmtime  të shumta në turp nga përplasja e dhunshme me makinë.

Aksidenti i rëndë i cili i shkaktoi vdekjen  58-vjeçarit shqiptar ndodhi rreth orës 19.10 të 19 dhjetorit teksa ai ishte duke kaluar rrugën në këmbë, në vendkalimin e këmbësorëve në rrugën Fanti, kur është përplasur nga një Audi Q3 që drejtohej nga një 25-vjeçar nga Sassuolo.

Pas raportimit të ngjarjes,  efektivët e policisë lokale dhe një ambulanca shkuan në vendngjarje ku më pas e transportuan 58-vjeçarin në spitalin Baggiovara, ku pas kalimin në urgjencë, e shtrua në terapi intensive.

Por 58-vjeçari për fat të keq nuk dha asnjë shenjë shërimi, të mërkurën u konstatua mungesa e aktivitetit të trurit dhe për këtë arsye, pas orarit të përcaktuar, u shkëputën makineritë që e mbanin në jetë.

Hyka ishte një person i shoqërueshëm, dinamik, sportiv dhe shumë i afërt me familjen, i cili prej tre muajsh ishte vendosur në Itali me gruan e tij, duke përmbushur kështu ëndrrën për t'u ribashkuar përgjithmonë me dy vajzat dhe djalin e tij, të cilët prej 16 vitesh jetojnë në Sassuolo dhe 58-vjeçari shkonte shpesh për vizitë, dhe kthehej sërish për në Shqipëri. Sapo organet gjyqësore italiane të japin autorizimin, trupi i 58-vjeçarit do të dërgohet në Shqipëri ku do të bëhet varrimi.

Prokurori i Modenës do të nisë një çështje penale për vrasje në rrugë dhe drejtuesi i makinës do të hetohet automatikisht.  Ai mund të vendosë gjithashtu që të urdhërojë autopsinë e trupit, edhe nëse shkaqet e vdekjes janë qartësisht nga pasojat e tmerrshme të aksidentin.