E pickoi Merimanga e Zezë, 68 vjeçari prej 2 ditësh në spital pa marrë kundërhelmin! QSUT: Është në farmaci, por duhet përcaktuar terapia nga mjekët

Hasbi Kalemi, rreth 68 vjeç, ndodhet prej dy ditësh në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, pasi është pickuar nga Merimanga e Zezë në Rrogozhinë. Tashmë duhet ta kishte marrë kundërhelmin, por në QSUT dyshohet se mungon një medikament i tillë. 

Në reagimin e  QSUT thuhet se në farmaci është ilaçi kundërhelmim, por duhet të përcaktohet terapia e mjekimit nga mjekët. Ndër të tjera sqarohet se pacientin ka kryer konsultë me mjekun toksikolog, është shtruar në Shërbimin e Toksikologjisë dhe i’u nënshtrua egzaminimeve laboratorike dhe testeve të nevojshme, sipas protokollit.

"Farmacia e QSUT disponon antidotin antivenine lactrodectus tredecimgutates dhe përdorimi i tij përcaktohet nga mjekët, pasi ka kritere rigoroze, për shkak të riskut shumë të lartë të reaksionit deri në shock anafilaktik", njofton QSUT.

Gazetarja e Report Tv Ledina Jakimi ka mësuar se Kalemi u transferua për në Tiranë, që prej ditës së shtunë, ku ndodhet në parametra normal për jetën. Ai është shtruar në Repartin e Toksikologjisë, por ende nuk i është nënshtruar kundërhelmit, i cili sipas informacioneve të siguruara mungon. Sipas informacioneve, Kalemi është paraqitur në spital me luhatje të tensioni dhe të vjella.

Drejtori i qendrës shëndetësore Rrogozhinë Bledar Hajdini tregoi se 68-vjeçari që u pickua nga merimanga e zezë mori ndihmën e parë në urgjencë nga një koleg i tij. Më pas u dërgua drejt Kavajës për trajtim të specializuar por gjendja e rënduar detyroi mjekët ta çonin në Tiranë. Nuk mungoi apeli për qytetarët, sidomos ata që punojnë në bujqësi, që të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore nëse pickohen nga merimanga e zezë.

"Para 2 ditësh ka qenë një rast pickimi nga merimanga e zezë. Në shërbim të urgjencës ka qenë një koleg i joni, ai i ka dhënë ndihmën dhe e kanë transportuar për në Kavajë. Gjendja ka qenë shumë e rëndë dhe e kanë çuar në Tiranë, në QSUT. Gjendja është e përmirësuar. I bëjmë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes, sidomos ata që punojnë në bujqësi. Nëse pickohen nga merimanga e zezë, duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore urgjente, të mos e neglizhojnë. Vonesa është rrezik", tha Hajdini.

Ndërsa mjeku i urgjencës në Rrogozhinë Agron Karaj pohon se aktualisht gjendja e pacientit është normalizuar.

"Rreth orës 16:30 është paraqitur në spital dhe sipas referimit, ishte pickuar nga merimanga e zezë. Për arsye të rrezikut që ka merimanga e zezë që kushdo që e shikon ose kushdo që preket, të mos hezitojnë të paraqiten menjëherë pranë qendrës shëndetësore sepse merimanga e zezë përbën rrezik të madh dhe është vdekjeprurës.

Është shumë mirë që të shkundin çarçafët para se të flenë se nuk i dihet. Pacienti në fjalë është në spital, ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po mbahet nën monitorim nga mjekët", tha mjeku Agron Karaj.

Kundërhelmi që nevojitet dhe që mungon në QSUT

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:06
U pickua nga merimanga e zezë, mjekët e urgjencës Rrogozhinë: I dhamë ndihmën e parë! Fermerët të bëjnë kujdes, vonesa për trajtim mjekësor është rrezik

Drejtori i qendrës shëndetësore Rrogozhinë Bledar Hajdini tregoi se 68-vjeçari që u pickua nga merimanga e zezë mori ndihmën e parë në urgjencë nga një koleg i tij. Më pas u dërgua drejt Kavajës për trajtim të specializuar por gjendja e rënduar detyroi mjekët ta çonin në Tiranë. Nuk mungoi apeli për qytetarët, sidomos ata që punojnë në bujqësi, që të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore nëse pickohen nga merimanga e zezë.

"Para 2 ditësh ka qenë një rast pickimi nga merimanga e zezë. Në shërbim të urgjencës ka qenë një koleg i joni, ai i ka dhënë ndihmën dhe e kanë transportuar për në Kavajë. Gjendja ka qenë shumë e rëndë dhe e kanë çuar në Tiranë, në QSUT. Gjendja është e përmirësuar. I bëjmë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes, sidomos ata që punojnë në bujqësi. Nëse pickohen nga merimanga e zezë, duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore urgjente, të mos e neglizhojnë. Vonesa është rrezik", tha Hajdini.

Ndërsa mjeku i urgjencës në Rrogozhinë Agron Karaj pohon se aktualisht gjendja e pacientit është normalizuar.

"Rreth orës 16:30 është paraqitur në spital dhe sipas referimit, ishte pickuar nga merimanga e zezë. Për arsye të rrezikut që ka merimanga e zezë që kushdo që e shikon ose kushdo që preket, të mos hezitojnë të paraqiten menjëherë pranë qendrës shëndetësore sepse merimanga e zezë përbën rrezik të madh dhe është vdekjeprurës.

Është shumë mirë që të shkundin çarçafët para se të flenë se nuk i dihet. Pacienti në fjalë është në spital, ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po mbahet nën monitorim nga mjekët", tha mjeku Agron Karaj.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?

×

Lajmi i fundit

'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse