E PLOTË/ Ç'tha Balliu në gjykatë: S'kam goditur policinë! Nuk jam Bruce Lee, jam djalë i rritur në rezidencat e shtetit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në Gjykatën e Tiranës, nga kafazi i të pandehurve ka paraqitur pretendimet e tij për protestën tek Unaza e Re dy ditë më parë që shpërtheu në dhunë dhe konfrontime me policinë dhe banorët e zonës së Astirit. Balliu tha se nuk ishte protestë për të penguar kryeministrin Edi Rama që shkonte në vizitë pranë Fabrikës së Miellit.

Sipas tij banorët ishin trembur nga prania e policisë në zonë duke menduar se do t'i shembeshin banesat, pasi atje pritet të përfundojë projekti i Unazës së Madhe.

"Nuk dolëm në protestë për Ramën, banorët më morën në telefon më njoftuan u trembën nga prezenca e policisë menduan se do t'i shembeshin shtëpinë", tha Balliu.

Ai tha se nuk ka dhunuar efektivët e policisë, pasi sipas Balliut ai nuk shikonte më nga sytë pasi uniformat blu hodhën gaz lotsjellës, siç ai pretendon. Madje Balliu thotë se ka ndërhyrë mes turmës për të ndalur banorët që po konfrontoheshin me policinë. Ai thotë se është djali i rritur në rezidencat e shtetit i mbrojtur nga policia dhe që ka kryer studimet në Angli,

"E kam krahun e nxirë  nga përplasjet me banorët për të mbrojtur Policinë e Shtetit. Unë jam një djalë i rritur në rezidencat e shtetit, i mbrojtur gjithmonë nga policë, dhe gëzoj respekt për uniformën e policisë. Sot këta efektivë policie detyrohen të marrin përsipër urdhra të korruptuar. Atë ditë Ramë ka folur me Rebani Jaupin drejtorin e Policisë Tiranë, shikoni çfarë ka folur me të dhe pse jam arrestuar unë.

Nuk shikoja nga dy sytë, për 4 orë pa mjekë, policia më nxori deri tek dera, dhe pas një urdhri të dytë më kthyen prapë. Kontrolloni kamerat, kur dy oficerët e policisë, që paska krahun e thyer qe edhe pse me krah të thyer më ndihmonte mua të dilja aty, nga gazi", tregon Balliu para trupës gjyqësorë.

Ai përmend edhe dy mjeshtra ikonikë të arteve marciale. "Unë nuk jam as Miyagi, as Bruce Lee", tha ish-deputeti demokrat.

Sipas Balliut, masa e "arrestit shtëpiak" kërkohej që ai mos të shkojë në protestën e 11 Majit që opozita jo parlamentare do të mbajë para kryeministrisë.

"Edhe në arrest shtëpie më lënë që mos të jem në 11 maj në protestë. Janë më budallenj seç mendojmë ne se janë nëse mendojnë se këto stile komuniste do të pengojnë protestën. Këto janë hapat e para të arrestimeve politike të babait shpirtëror të këtij që kemi sot në qeveris. por pa merak se shumë shpejt për të gjithë do të vijë Lulzim Basha dhe do t'i heqë qafe një e nga një", përfundoi Balliu teksa duartrokitet në sallë nga të pranishmit, ish-deputetë të PD-së dhe LSI-së.  

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pastori: 10/05/2019 03:14

    jam banor i zones dhe po kaloja aty nw momentin e arrestimir, nuk ka patur as gaz lotsjelles dhe as dhune nga policia, policet vec shtyne protestuesit per te hapur rrugen... ky mashtruesi duhet kalbur ne burg bashke me kafshet e tjera

    Përgjigju
  • Asolingo: 09/05/2019 20:14

    Ne shte tjeter o pisllek dy gishtat nuk do ti beje me dore por me kembe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur