E plotë/ Rama në KS: Të mbështesim Ukrainën pa kushte! Bota po kalon një periudhë të rrezikshme që mund të kthehet në tragjedi

E plotë/ Rama në KS: Të mbështesim Ukrainën pa kushte! Bota po kalon një periudhë të rrezikshme që mund të kthehet në tragjedi

Edi Rama

Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të 20 shtatorit 2023, të cilën Shqipëria kishte presidencën dhe drejtoi Debatin e Nivelit të Lartë për Ukrainën në Këshillin e Sigurisë.

New York - Zoti sekretar i përgjithshëm, shkëlqesi, krerë të shteteve, e të qeverive, të nderuar përfaqësuar.

Faleminderit të gjithëve që jeni këtu. Prania e një numri kaq të konsiderueshëm personalitetesh, flet vetë për rëndësinë e madhe që ka kjo çështje që diskutojmë.

Ju faleminderit sekretar i përgjithshëm për komentet tuaja. Ato kanë një rezonancë e reflektojnë vlera e parime, të organizatës sonë.

President Zelensky, jam mirënjohës për praninë tuaj këtu në një moment kaq tragjik të historisë së vendit tuaj. Fjalët tuaja të forta përkthejnë dhimbjen e bashkatdhetarëve tuaj dhe përcjellin tejet qartësisht sëbashku me vendosmërinë tuaj të palëkundur kurajon e popullit tuaj dhe shpresën e patjetërsuar të popullit tuaj.

Shkëlqesi, ndërkohë që bota sot ka nevojë më shumë se kurrë për një ndjenjë të mprehtë përgjegjësie nga të gjithë ne, për t’u përballur me sfidat e kërcënime të shumëfishta me të cilat haset planeti ynë, konflikte, kapje jo kushtetuese të pushtetit, ndryshimi i klimës, përmbytje shkatërrimtare dhe thatësira që nuk kursjenë, përfshi zjarre mavisë të paparashikueshëm. Ajo që dëshmojmë ndërkohë janë qëndrime gjithmonë e më tepër, përçarëse, vepra shkatërrimtare dhe konfliktualitet në rritje midis dhe brenda shteteve. Në shumë pjesë të botës, shembujt e forcës janë përhapur ndërkohë që forca e shembullit është kthyer në diçka të rrallë. Kush mund ta përfytyronte, jo shumë kohë më parë që në dekadën e tretë, të shekullit të XXI, një luftë shkatërrimtare, e nisur nga një anëtar i përhershëm  i këtij këshillit, do ta vinte Evropën në rrezik, duke minuar, në mënyrë mizore të gjitha parimet që i dhanë jetë Kombeve të Bashkuar.

Kush do të mund ta përfytyronte vetëm pak vite më parë që një agresion i pajustifikuar dhe i padrejtë, e paprovokuar ushtarak i një vendi të madh, i një demokracie të re, nuk do të dënohej menjëherë botërisht nga të gjitha kombet që mblidhen këtu, e ndajnë të njëjtat objektiva e parime.

Si ti kuptojmë, apo iu bëjmë thirrje të dyja palëve me argumente që synojnë të shmangin që ti thuhet bukës, bukë, e që refuzojnë ta quajnë agresionin mizor me emrin e vet të vërtetë. Një tragjedi e bërë nga duart e njerëzve që po shkakton vuajtje të pa rrëfyera, qytetarëve ukrainas, por edhe që po jehon përmes rajoneve të botës, duke cenuar rritjen, duke rritur çmimet dhe duke kërcënuar me uri qindra miliona njerëz. Një agresion në zemër të Europës nuk mund të jetë vetëm problemi i Europës, siç disa mendojnë, thonë apo pëshpëritin. Cinikët mund të mendojnë se ky është një problem që i ka rënë për hise perëndimit demokratik që  të merret me të. Madje dhe mërmërisin që në fakt çfarë ka bërë, do të bëhet. Duke nënkuptuar se është një lloj haku i natyrshëm, për diçka që mund të ketë ndodhur diku në kohë të tjera.

Kështu është vërtetë?!

Iu ftoj të gjithëve të mendoheni dy herë.

Kjo luftë agresioni duhet të jetë një punë për të gjithë, e më lini t’iu kujtoj me një parafrazim, rrëfimin tragjik të Martin Niemöller. “Së pari erdhën të merrnin Gjeorgjinë, e nuk bëra  zë. E më pas erdhën për Krimenë, nuk ishte vendi im, kështu që nuk fola. Më pas erdhën për të gjithë Ukrainën, por nuk isha ukrainas, e kësisoj nuk thashë asnjë fjalë. E më pas erdhën për të marrë mua, por askush nuk kish mbetur për të më mbrojtur”. Ndërkohë që flasim, më shumë se 26 mijë civilë kanë vdekur. Nesër numri do të jetë më i lartë, e do të rritet, çdo ditë që kalon për aq kohë sa do të vazhdojë kjo luftë.

Duke pasur parasysh vringëllimën e pajustifikuar bërthamore, që vjen hera-herës nga nivele të ndryshme të Kremlinit, kemi të drejtë të trembemi që një ditë kjo çmenduri  të shndërrohet edhe në diçka më të keqe. E mos harroni që po është po aq e imagjinueshme sot, sa ishte një luftë dje e tillë dje.

Shkëlqesi, kemi detyrën të ndihmojmë ata që janë në nevojë në këtë drejtim, Ukrainën dhe ukrainasit.

Mund të kemi dallime, sigurisht që mund të kemi dallime për mënyrën se si ta mbështesim Ukrainën në luftën e vetë për liri dhe dinjitet, mund të kemi pikëpamje të ndryshme për mënyrën se si do të përfundojë kjo luftë dhe ti diskutojmë, por do të ishte një fyerje për inteligjencën e kësaj organizate në qoftëse nuk pranojnë njëzëri dhe nuk themi me zë të lartë, kush është agresori dhe kush është viktima e agresionit. Është i njëjti dallim i mprehtë midis luftës e paqes, siç do t’iu kujtonte Tolstoi. Kthehuni dhe lexojini edhe njëherë. Nëse nuk pranojmë këtë të vërtete të qartë si kristali, jo vetëm që po zhgënjejmë Ukrainën dhe popullin e saj, po gjithashtu edhe nuk po përmbushim përgjegjësinë tonë, po komprementojmë të ardhmen dhe po tradhtojmë të gjithë fëmijët tanë. Lufta e Ukrainës është një luftë e gjithkujt që aspiron të jetojë në një   botë ku kombet janë të lira e të barabarta, ku tërësia  territoriale është e patjetërsueshme, dhe e drejta për të jetuar në paqe e padiskutueshme. E kundërta jo vetëm është ditë shkurtër, por tejet e rrezikshme për të gjithë që janë në këtë çati,

Për këtë arsye të gjithë duhet të luajnë rolin e tyre.

Shqipëria është një vend i vogël, mbështetja jonë e vazhdueshme për Ukrainën mund të mos ndryshojë dinamikën në fushë betejë, por kontribuon, për të mos shpërblyer agresionin, për të mos pranuar aneksimin dhe për të mos e lënë ata çka është e qartë, të shndërrohet në diçka të dyshimtë. Sërish e përsëris, mund të kemi dallime për mënyrën se si e bëjmë diçka të tillë, mund të kemi pikëpamje të ndryshme, për mënyrën si të shkojmë drejt paqes. Por si mund të kemi pikëpamje të ndryshme, mbi atë që është agresori dhe atë që është i agresuari.

Shkëlqesi, në detyra kryesore e këshillit të sigurimit është vendimtare në emër  të të gjithë botës dhe në shërbim të saj, ne nuk mund të fajësojmë e të mos kuptojmë ata që janë gjithnjë e më shumë në numër e pyesin çfarë bën Këshilli i Sigurimit. Abuzimi i përdorimit të vetos për fat të keq e ka mbajtur peng këtë këshill këtë Këshill Sigurimi, e ka mbajtur peng këtë këshill sigurimi, e pa paralizuar atë, por nuk e ka bërë të heshtë, por nuk e ka bërë të heshtë. Ashtu siç mund të dëshmojnë këtu në këtë takim. Në fakt vlerat dhe rregullat që na sjellim  bashkë, nuk duhet të zëvendësohen nga rregulli i forcës.

Bota po kalon në mënyrë të rrezikshme në një pikë ku mund të kthehet tragjedi për të gjithë ne.

Shkëlqesi më lini ta përmbyll duke kujtuar përvojën e Ballkanit Perëndimor e dua të kujtoj rrugën mizorisë që mund të na sjellë dhe kostot e jashtëzakonshme, përfshirë ata që janë autorët, historia në ka treguar që ata që kanë parë luftën si rrugë të shkurtër për objektivat e tyre, në fakt kanë përfunduar duke u penduar vetë për të.

Në fakt Rusia e të tjerë janë përpjekjet ta përdorin, apo më shumë ta keqpërdorin, realitetin për të ndryshuar Ballkanin Perëndimor, sidomos lindjen e Republikës së Kosovës, për të justifikuar ëndrrat e tyre imperiale apo makthet e tyre që kanë eksportuar në Ukrainë.

Pavarësisht sa përpiqeni, Kosova, pavarësia, e së cilës është sanksionuar nga gjykata ndërkombëtare e penale, kreu 14-të i kësaj karte të Kombeve të Bashkuara. Gjykata ndërkombëtare penale nuk mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm. Nëse paqja që zgjat në rajonin tonë sot është e prekshme, kjo ka përsëri të bëjë me mësimet e nxjerra në mënyrë efikase për të tejkaluar të shkuarën dhe për të formësuar një të ardhme të përbashkët pemës bashkëpunimit, jo përmes përçarjes, duke nxitur lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, e kapitaleve, jo duke rritur pengesa artificiale, barriera artificiale, por duke ndërtuar ura për fëmijët tanë, për të shijuar lirinë dhe begatinë, pavarësisht cila është gjuha e tyre, a raca e tyre, pavarësisht kombësisë së tyre. E jo të ngremë mure për fantazmat e së shkuarës. Që të fshihen pas lojërave të pafundme të fajit.

Do ta përmbyll me këtë.

Parathënia e kartës së kombeve të bashkuara na bën thirrje të praktikojmë tolerancë të jetojmë së bashku si fqinj të mirë. Vendime të rëndësishme kurrë nuk janë çështje rastësie, janë përherë çështje zgjedhjeje. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj që të ngrihet e të qëndrojë për paqen, zhvillimin e përparimin. Të qëndrojë në krah të agresuarit dhe jo agresorit. Të qëndrojë përkrah dhe me Ukrainën.

Faleminderit!

20 shtator 2023 

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë