“2 shtriga këmbëngulëse”, Rama kritika deputetëve të PS nga Vlora: Nuk u keni qëndruar pranë njerëzve

Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste ka folur ditën e sotme në prezantimin e kandidatëve dhe ka dhënë dhe një mesazh reflektimi. Rama ka folur me kritika për kandidatët e kaluar dhe nga ana tjetër ka thënë se nuk është bërë mjaftueshëm për Vlorën. 

Ai përmendi edhe dy kandidatet për deputete të PS-së në Vlorë, që sipas tij, do të jenë ‘2 shtrigat’ që sipas tij, që të punojnë për hapjen e kësaj force politike.

Rama: “Ne na është dashur të bëjmë një ndryshim total të skuadrës. Deputet që përtej faktit që nga pikëpamja personale, unë i konsideroj miq, por që nuk kanë rrezatuar asgjë në raport me atë që duhet të rrezatonin këtu në Vlorë dhe mbi të gjitha që nuk kanë krijuar dot me njerëzit dhe për njerëzit atë sinergji mes të qenit qytetar që ndajnë të njëjtën hapësirë dhe të qenit përfaqësues të tyre, duke iu gjendur pranë, duke iu qarë hallin nëse nuk ua zgjidhin dot, etj.

Për këtë më vjen keq dhe them për të gjithë vlonjatët këtë, sepse çfarë ndodh në këtë qytet dhe si sillemi ne në këtë qytet rrezaton edhe në territoret e tjera. Nuk kam parasysh Damianin këtu, sepse ka shumë angazhime të tjera në Tiranë, por e kam me ata deputetë që duhet të rrinë këtu dhe të angazhohen këtu.

Dua të besoj që nga ata që janë në listën e mbyllur dhe këtu kam parasysh qoftë Erionën, qoftë Zamirën, që dua të besoj që do të jenë pika referimi këtu në qytet për njerëzit dhe do të jenë gjithashtu 2 shtrigat këmbëngulëse për të nxitur hapjen e PS”, tha Rama.

 


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet e 11 majit/ Rama takon kandidatët në Vlorë: Bashkinë në vend ta mbështesin i vunë stërkëmbësha! Kritika deputetëve: PS s'duhet të jetë e 'dyerve të mbyllura'


H.K/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një i vdekur dhe një i plagosur! Në kërkim autori

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një i vdekur dhe një i plagosur! Në kërkim autori