VLORE- Një kolazh përfaqësish, komunitetesh, interesash apo edhe ideologjish e konsideron kryeministri Edi Rama ekipin e Vlorës me bindjen që do t’i sjellë socialistëve një fitore edhe më të thellë në këtë qark, teksa kritikat për ligjvënësit që deri tani kanë përfaqësuar Vlorën nuk i kurseu.
Deputet që përtej faktit nga pikëmpamja personale, unë i konsideroj miq, por që nuk ka rrezatuar asgjë, në raport me atë që duhet të rrezatonin këtu në Vlorë dhe mbi të gjitha, që nuk kanë krijuar dot me njerëzit dhe për njerëzit atë sinergji mes të qënit qytetarë që ndajnë të njëjtën hapësirë dhe të qënit përfaqëues të tyre.
Që Partia Socialiste është tashmë më e hapur për të pritur edhe ata që dikur i ka pasur përballë si kundërshtarë politikë, Rama thotë se e dëshmon rasti i Zamira Sinës, dikur e angazhuar me Partinë Demokratike.

Ka qenë më shumë e rreshtuar në anën tjetër të kampit politik, gjë që është vërtetë shumë pozitive për ne dhe është një mesazh që ne duhet ta përpunojmë dhe duhet ta thellojmë për t’ju thënë dhe atyre që vijnë nga prirje të ndryshme prej tonave fillimisht që ne jemi një hapësirë ku ka vend për të gjithë.
Punën për të thyer hendekun mes demokratëve e socialistëve të zonës, kandidatja që Rama e vendosi në listë të mbyllur e ka nisur qysh tani, duke i mundësuar kryeministrit Rama një takim me të rinjtë e FRPD-së në Vlorë
Është një nga momentet më të veçanta të gjithë karrierës sime politike; më ka ftuar dhe ulur në tryezë me rreth 100 vajza dhe djem të forumit të PD.
Prandaj kritikat i kishte të drejtpërdrejta për të strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë.
"Një ndjesi faji ndaj tyre nuk më është ndarë. Ndjesa e fajit për faktin që ata pavarësisht se janë të rinj të angazhuar në një forcë politike, pavarësisht se ca kemi ne me atë forcë politike, pavarësisht se ajo forcë politike në Tiranë ka një surrat pa lidhje me djemtë dhe vajzat këtu më kanë vënë në pozitë të vështirë kur më kanë thënë si sillen përfaqësuesit e PS me ata që nuk i konsiderojnë pjesë të të njëjtës anë.
Këto janë minimumi etik për një forcë politike si e jona. E ndjej thellë borxhin që i kemi në mënyrë të vazhdueshme dhe akumulojmë në nivelin vendor dhe të partisë, ndaj njerëzve. Kjo gjë bën dhe performancën e bashkisë Vlorë të mos jetë në maksimum se në vend ta mbështesin deri në fund i vënë stërmkëmbësha edhe vetë bashkisë"
Megjithatw vlerësoi drejtuesin aktual politik të qarkut Bledi Çuçi për punën që ka bërë për të hapur dyert.
"Ke arritur të kapërcesh barrierat tradicionale që ka vendosur PS e territorit këtu, duke e konsideruar territor që vetvetiu është me PS-në dhe duke mbyllur faktikisht dyer e jo hapur ato. Skuadra e Vlorës përtej ngjyrës, tërësisë së vlerave e të parimeve nga pikëpamja politike që na bashkon, ka hapur një derë dhe për të tjerë që mund ti kenë ngjyrat pak më ndryshe ose shumë më ndryshe por që përtej ngjyrës besojmë në të njëjtën gjë që besojmë ne dhe të jenë së bashku shqiptarët e bashkuar për të realizuar ëndrrën shekullore të të qenit njerëz të lirë dhe ku liria individuale e liria e zgjedhjes nuk vihet në rrezik”
Rama tha se skuadra ka në përbërje eksperiencën por dhe risitë që vijnë nga nivelet më të larta të drejtimit të PS-së, por dhe vetë komuniteti. Ai përmendi edhe dy kandidatet për deputete të PS-së në Vlorë, që sipas tij, do të jenë ‘2 shtrigat’ që sipas tij, që të punojnë për hapjen e kësaj force politike.
“Ne na është dashur të bëjmë një ndryshim total të skuadrës. Deputet që përtej faktit që nga pikëpamja personale, unë i konsideroj miq, por që nuk kanë rrezatuar asgjë në raport me atë që duhet të rrezatonin këtu në Vlorë dhe mbi të gjitha që nuk kanë krijuar dot me njerëzit dhe për njerëzit atë sinergji mes të qenit qytetar që ndajnë të njëjtën hapësirë dhe të qenit përfaqësues të tyre, duke iu gjendur pranë, duke iu qarë hallin nëse nuk ua zgjidhin dot, etj. Për këtë më vjen keq dhe them për të gjithë vlonjatët këtë, sepse çfarë ndodh në këtë qytet dhe si sillemi ne në këtë qytet rrezaton edhe në territoret e tjera. Nuk kam parasysh Damianin këtu, sepse ka shumë angazhime të tjera në Tiranë, por e kam me ata deputetë që duhet të rrinë këtu dhe të angazhohen këtu.
PS është hapësirë ku ka vend për të gjithë... që ndajnë qëllimin e madh atë që të bëjmë Shqipërinë anëtare të BE-së e të rrisim më tej cilësinë e jetës në Vlorë, Sarandë, Delvinë, Konispol, Finiq e Selenica për ti dhënë fuqi të shtuar ekonomisë vendore ” tha Rama.
Kryeministri njoftoi gjithashtu se brenda disa ditësh do të bëjë publike objektivat e programit tonë qeverisës.
"Se ne kemi program qeverisës jo elektoral. Çfarë themi të bëjmë duhet ta bëjmë" tha ai.
Në Qarkun e Vlorës mes 4 deputetëve të listës së sigurt është edhe ministri i Mbrojtjes, Piro Vëngu, ndërsa në listë të hapur dallon Damian Gjiknuri dhe drejtori aktual i Arkivave në Tiranë, Ardit Bido.
Zamira Sina
Erjona Ismaili, ish gazetare, koordinatore në projektin zvicerian të bashkive të forta
Pirro Vengu, aktualisht ministër i Mbrojtjes
Ardit Bido, drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit, Sarandë
Gjergji Mërkuri, mësues, Sarandë
Ina Majko, përfaqësuese e komunitetit rom, Sarandë
Vullnet Sina, deputet aktual, Vlorë
Evis Allushi, Vlorë
Klevis Kaso, nënkryetar i Bashkisë Vlorë
Brunilda Mersini, drejtoresha e Spitalit Rajonal të Vlorës
Briseda Çakëri, Vlorë
Mjaftesa Sulaj, Vlorë
Endi Hysenaj, drejtor i AKU-së në Vlorë, përfaqësues i komunitetit çam
Damian Gjiknuri
Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste e ka mbyllur takimin në Vlorë me batuta. Rama ka kërkuar një foto me vajzat dhe gratë e skuadrës duke bërë batuta me Damian Gjiknurin, e duke i theksuar se sipas tij ‘burrat vinë gjithmonë prapa grave’ edhe sipas Kryeministrit Gjiknuri nuk është dakord me këtë thënie të tij.
"Do dëshiroja që të mos ta mbyllnim kështu, po të bënim një fotografi të përbashkët me vajzat dhe me gratë që janë këtu. Të më fal Vaso, Vaso më fal se ti e di që unë me gratë dhe vajzat e kam. Burrat vinë gjithmonë prapa e di Damiani, dhe nuk është dakord me mua këtë se ky është dhe kokëfortë. Megjithëse dhe andej nga bregu gratë e mbanin turrën e druve mbi kurriz, nuk e mbanin burrat", tha Rama.
Kreu i Partisë Socialiste ka folur ditën e sotme në Vlorë sërish për drejtësinë. Ai e ka quajtur një lëvizje tektonike, sipas tij qasjen e re të drejtësisë.
Rama nuk ka kursyer lavdërimet mbi Partinë Socialiste duke thënë se është mbështetja e socialistëve dhe merita e tyre për luftën që drejtësia është duke bërë ndaj korrupsionit.
Rama: Nuk mund të kompleksohemi nga disa injorantë. Çfarë po ndodh me luftën kundër korrupsionit nuk mund të na kthehet në një arsye për t’u ndier fajtorë. Përkundrazi, unë jam krenar dhe e konsideroj këtë një lëvizje tektonike në themelin e shtetit shqiptar. Përtej të gjitha lajthitjeve dhe të metave që mund të ketë në procesin e zhvillimit të kësaj lufte nga ana e institucioneve të reja të drejtësisë, e kemi ende të vështirë ta shohim këtë proces me më shumë qetësi. Por do të shihet qartë se ky është momenti kur u hodh themeli i një ngrehine që nuk ka ekzistuar më parë në Shqipëri – i barazisë para ligjit. Dhe kjo është meritë e PS-së.
Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste tregoi ditën e sotme nga Vlora një eksperiencë të tij, që siç e konsideroi ka qenë një nga surprizat më të veçanta të karrierës së tij politike.
Ai thotë se u takua me një grup të rinjsh të FRPD, por që nuk kanë asnjë lidhje me “surratin e partisë politike të tyre në Tiranë”.
“Dje Zamira më ka bërë një surprizë që është një nga momentet më të veçanta të karrierës time politike. Më ka ftuar dhe ulur në tryezë me rreth 100 vajza dhe djem të FRPD.Një ndjesi faji ndaj tyre nuk më është ndarë ndaj tyre. Ndjesa e fajit për faktin që ata pavarësisht se janë të rinj të angazhuar në një forcë politike, pavarësisht se ca kemi ne me atë forcë politike, pavarësisht se ajo forcë politike në Tiranë ka një surrat pa lidhje me djemtë dhe vajzat këtu më kanë vënë në pozitë të vështirë kur më kanë thënë si sillen përfaqësuesit e PS me ata që nuk i konsiderojnë pjesë të të njëjtës anë. Këto janë minimumi etik për një forcë politike si e jona. Dua që ne së bashku të jemi në një mendje që pas 11 majit duhet të vendosim tolerancë zero ndaj kujdo përfaqësuesi të PS që nuk i jep respekt dhe nuk i trajton në mënyrë të barabartë anëtarët e këtij komuniteti, aq më tepër për shkak të rreshtimit në një forcë tjetër politike.”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste ka folur ditën e sotme në prezantimin e kandidatëve dhe ka dhënë dhe një mesazh reflektimi. Rama ka folur me kritika për kandidatët e kaluar dhe nga ana tjetër ka thënë se nuk është bërë mjaftueshëm për Vlorën.
Ai përmendi edhe dy kandidatet për deputete të PS-së në Vlorë, që sipas tij, do të jenë ‘2 shtrigat’ që sipas tij, që të punojnë për hapjen e kësaj force politike.
Rama: “Ne na është dashur të bëjmë një ndryshim total të skuadrës. Deputet që përtej faktit që nga pikëpamja personale, unë i konsideroj miq, por që nuk kanë rrezatuar asgjë në raport me atë që duhet të rrezatonin këtu në Vlorë dhe mbi të gjitha që nuk kanë krijuar dot me njerëzit dhe për njerëzit atë sinergji mes të qenit qytetar që ndajnë të njëjtën hapësirë dhe të qenit përfaqësues të tyre, duke iu gjendur pranë, duke iu qarë hallin nëse nuk ua zgjidhin dot, etj.
Për këtë më vjen keq dhe them për të gjithë vlonjatët këtë, sepse çfarë ndodh në këtë qytet dhe si sillemi ne në këtë qytet rrezaton edhe në territoret e tjera. Nuk kam parasysh Damianin këtu, sepse ka shumë angazhime të tjera në Tiranë, por e kam me ata deputetë që duhet të rrinë këtu dhe të angazhohen këtu.
Dua të besoj që nga ata që janë në listën e mbyllur dhe këtu kam parasysh qoftë Erionën, qoftë Zamirën, që dua të besoj që do të jenë pika referimi këtu në qytet për njerëzit dhe do të jenë gjithashtu 2 shtrigat këmbëngulëse për të nxitur hapjen e PS”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësish Kryetari i Partisë Socialiste ka folur ditën e sotme gjatë prezantimit të kandidatëve në Vlorë. Fillimisht Rama u ndal te profilet e skuadrës që do të përfaqësojë Qarkun e Vlorës dhe ka theksuar se sipas tij, kandidatët janë një harmozim i eksperiencës dhe risive.
Rama tha se Vlora sipas tij është e përfaqësuar në të gjitha nivelet dhe komunitete.
Rama: Unë besoj se, përtej çdo individi në vetvete, kjo skuadër ka një cilësi që nuk e ka pasur asnjëherë më parë asnjë skuadër e qarkut të Vlorës. Besoj se është një cilësi që e reflektojnë edhe skuadrat e qarqeve të tjera, por këtu në Vlorë, në mënyrë specifike, ekziston një harmonizim i shkëlqyer mes ambicies sonë, qëllimeve tona dhe shoqërisë së përbërë nga komunitete, prejardhje dhe opinione jo gjithmonë të njëjta.
Unë besoj se me këtë skuadër i japim Vlorës një ofertë që nuk ia kemi dhënë më parë. Me këtë skuadër japim edhe një mesazh të qartë: askush nuk duhet të ndihet i papërfaqësuar, por mbi të gjitha as i papërfillur.
Në këtë sens, mendoj se harmonizimi i karaktereve, figurave dhe eksperiencës është mëse i arrirë. Këtu është në radhë të parë merita jote (për Çuçin), ke bërë një përzgjedhje të kujdesshme dhe ke kapërcyer barrierat e socialistëve këtu.
Më vjen jashtëzakonisht mirë që, në një skuadër, kemi eksperiencën që përfaqësohet nga Damiani, nga Vullneti, por edhe nga ti vetë. Po ashtu, kemi risitë që vijnë nga nivelet e larta të PS-së, kam parasysh Piron këtu, si edhe komunitetin që përfaqësohet nga socialistët “24 karat”, si dhe nga disa vajza dhe gra që vijnë qoftë nga ajo pjesë e shoqërisë që nuk i kanë sytë mbyllur për Partinë Socialiste. Siç është Eriona, madje, me sytë më të hapur se ç’duhet, të bardhë si dylbi pirati apo Ina dhe Tesi. Megjithatë, Tesi është një risi, që vjen nga një territor i ndarë nga Vlora, për shkak të studimeve në SHBA.
Komente


Vlonjatet e meritojne pa rruge, pa uje,qytet pisllek derisa akoma i besojne PS! VOTOJENI PRAP O VLONJAT TU ..i PRAP PS.
Përgjigju