Zjarri i përmasave të mëdha ka pushtuar këtë mbrëmje fabrikën e bojërave 'Deutsch Color' në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas. Fabrika është në pronësi të biznesmenit Luan Muça.
“Deutsch Color” e themeluar në 2012 themeloi është cilësuar si më e madhja në Ballkan përsa i përket prodhimit të produkteve kimike të industrisë së ndërtimit. Muça e nisi si kompani lokale, kurse sot kompanitë e tij eksportojnë në shume vende të botës duke faturuar mbi 70 milione euro ne vit. Idustrialisti dhe CEO i Delta ka arritur të realizoje 5 fabrika në 3 kontinente; Europë, Afrikë, Azi.
Muca ka vendosur të ndjekë të njëjtën rrugë me atë që ka ndjekur Giorgio Squinzi i Mapeit, duke ndërtuar fabrika nëpër botë. Muca ka ndërtuar një fabrikë të prodhimit të bojërave Deutche Color dhe Dast në Tunizi.
Pas zhvillimit të brandit “Delta” në Shqipëri dhe rajon, “Delta” u shpërnda dhe në SHBA, ku prej 4 vitesh është kthyer në një nga distributorët më të mëdhenj për zonën e New York, New Jersey dhe Philadelphia.
Që prej vitin 2019, “Deutsch Color” është prezent me fabrikën e saj, edhe në Kairouan, Tunizi e cila mbulon nevojat e tregut afrikan falë teknologjisë dhe stafit të kualifikuar perëndimor.
Në vitin 2021, kur çdo biznes ishte i tërhequr për të bërë investime të reja, shkak ky i vitit pandemik, Luan Muça vendosi të investojë në Bergamo të Italisë me ndërtimin e fabrikës ku nga ai moment vendosi ti quajë DC Industry.
Në shtator të 2022 nisi prodhimi i fabrikës DC Industry në Bergamo, Itali e cila ka krijuar një portofol prej 1200 klientësh. Edhe në Afrikë ka nisur themelimin e DC Industry në Senegal e cila njihet si një nga fabrikat më moderne dhë e madhja në atë shtet.
Dy projekte te reja në konstruksion e sipër janë dhe Dc Industry Egjipt me një investim prej 25 milion euro i cili pritet të përfundojë në nëntor 2023, dhe Dc Industry Indi i cili pritet të nisë prodhimin në vitin 2024.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Zjarr i madh në fabrikën e bojërave Deutsch Color në autostradën Tiranë - Durrës! Pas 5 orësh izolohen flakët
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3878
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat
25 Dhjetor, 14:55
-
Stadiumi i ri 'Selman Stërmasi', në janar pritet prezantimi i projektit! Kompania: Transformim për Tiranën
25 Dhjetor, 12:11
-
Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë
25 Dhjetor, 10:17
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Magjia e Krishtlindjeve, qindra qytetarë shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'! Veliaj: Kemi transformuar Tiranën
24 Dhjetor, 19:35
-
Vigjilja e Krishtlindjeve sjell trafik të rënduar në Tiranë e Vlorë, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të kryeqytetit (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19
-
Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan, shqiptarët drejt Pogradecit e Korçës për festat e fundvitit
24 Dhjetor, 15:44
-
Panik në Paris, zjarr në ashensorin e Kullës Eifel, evakuohen 1200 veta
24 Dhjetor, 12:59
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Tiranë/ 22 vjeçari arrestohet brenda parkingut në QSUT, kapet me rreth 900 gr kokainë! I sekuestrohet municion luftarak në banesë
24 Dhjetor, 11:49