VIDEO/ Zjarr i madh në fabrikën e bojërave Deutsch Color në autostradën Tiranë - Durrës! Pas 5 orësh izolohen flakët

TIRANE - Një zjarr i madh ka përfshirë fabrikën e bojërave Deutscholor në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së Maminasit mbrëmjen e  së shtunës, (23 shtator 2023).

Zjarri u mësua rreth orës 22:30 të mbrëmjes por Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako në një prononcim për Report Tv pak pas mesnate deklaroi se kishin 4 orë që po punonin për të shuar flakët.

"Ka rreth katër orë që luftohet me një zjarr masiv të rënë në fabrikën e prodhimit të bojërave DC. Janë aktivizuar zjarrfikëse nga të gjitha bashkitë e prefekturës së Tiranës. Është një zjarr i cili ka marrë përmasa edhe për shkak të lëndëve kimike apo produkteve në prodhim. Është vënë nën kontroll dhe zjarri vazhdon" tha Çako për Report Tv.

Policia e Durrësit informoi se në momentin që ka rënë zjarr, brenda në fabrikë nuk ka patur punonjës, por vetëm rojet të cilët kanë qenë në ambientet e jashtme të fabrikës. Fatmirësisht nga përhapja e flakëve nuk ka asnjë person të dëmtuar por fabrika ka pësuar dëme të mëdha materiale..

Mbi 15 mjete zjarrfikëse, 67 forca zjarrfikëse dhe 200 forca policie e vullnetarë u angazhuan në operacion për të shuar flakët të cilat pas mesnatës u raportua se kishin nisur të izoloheshin. 

Jemi drejt mbylljes. Vatra zjarri thuajse është izoluar. Pjesa e fabrikës pothuajse është djegur. Nuk kemi rrezik për depot e gazit. As banesat nuk kanë më problem. Vatra e Zjarrit ka qenë në fabrikë brenda " na informoi prefekti i Durrësit Emiljan Jani në një prononcim për Report Tv rreth orës 01:12 minuta. 

Fillimisht flakët u raportuan nga roja e fabrikës i cili ka dëgjuar shpërthimet në brendësi të magazinës dhe më pas ka parë zjarrin të përhapet me shpejtësi. Më pas raportime të shumta erdhën edhe nga banorët të zonës të cilët kanë parë flakët dhe kanë dëgjuar shpërthimet. 

Report Tv mëson se fillimisht situata ka qenë kritike pasi një sipërfaqe e madhe e fabrikës u vu nën pushtetin e flakëve. Puna e forcave zjarrfikëse u vështirësua pasi herë pas here kishte shpërthime që dyshohej se vinin nga bojërat për shkak të nxehtësisë në brendësi të magazinës.Për çështje sigurie u bllokua përkohësisht edhe autostrada Durrës-Tiranë dhe u kërkua që lëvizja të devijohej në rrugët dytësore.

Në një resort pranë fabrikës u detyrua të ndërpritej dasma dhe nusja dhëndri e dasmorët të largoheshin pasi mund të rrezikoheshin nga flakët. Në një vijë ajrore prej 200 metrash larg fabrikës ishin disa banesa private, familjet e të cilave u evakuan nga forcat policore.

Pas mesnatës zjarri nisi të izolohej.

 Është vënë nën kontroll dhe zjarri vazhdon. Rrezikshmëria më e madhe i përket zjarrfikësve që janë afër zjarrit që ka temperatura të jashtëzakonshme dhe temperaturës që krijon djegia e kimikateve. Për banorë nuk ka rreziqe të tilla. Nuk ka pasur nevojë për evakuim banorësh. Vendi i zjarrit është rrethuar.  Ka djegie të lëndëve, sepse lënda e parë është e përqendruar te fuqia apo paketime të ndryshme të cilat janë në djegie e sipër. Shpresojmë që sa më shpejt ta eleminojmë" tha Çako për Report Tv.

Do të jenë hetimet që do të përcaktojnë shkaqet e zjarrit, por nga veprimet e para hetimore është konstatuar se flakët kanë nisur nga brenda. 

Fabrika e bojërave 'Deutsch Color' në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas është në pronësi  të biznesmenit Luan Muça. Ai është një nga industrialistët dhe CEO shqiptare i cili ka arritur të realizoje 5 fabrika në 3 kontinente; Europë, Afrikë, Azi. Prej 4 vitesh vepron dhe në SHBA, ku është kthyer në një nga distributorët më të mëdhenj për zonën e New York, New Jersey dhe Philadelphia. Në 2012 themeloi fabrikën “Deutsch Color”  në Shqipëri. Kompanitë e tij eksportojnë në shume vende të botës duke faturuar mbi 70 milione euro ne vit.

Fabrika është një nga më të mëdhatë në rajon në industrinë e prodhimit të bojërave dhe materialeve te ndertimit dhe ka aparaturat të fjalës së fundit të teknologjise. Ajo është ndërtuar me një arkitekuturë modern dhe me një sipërfaqe prej mijëra metra katrore. Ka kapacitet prodhimi 500 000 ton dhe 120 milionë litra çdo vit.

Raportuan nga vendi i ngjarjes Sokol Dema dhe Freard Rista. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 01:09
FOTO/ Një vatër e re zjarri shfaqet në afërsi të fabrikës 'Deutsch Color' në Maminas

1695510405_zjarr.jpg

Një vatër e re zjarri është shfaqur në afërsi të fabrikës “Deutsch Color” në Maminas. Vatra është në një fushë me bar dhe pranë nuk ka banesa. Raportohet se përafërsisht vatra ndodhet rreth 40 metra larg fabrikës. Ndërkohë që ende vijon beteja për shuarjen e flakëve në fabrikën e bojërave.

1695510251_zjarr.jpg

Ora 00:38
Shefi i zjarrfikëses në Durrës: Jemi drejt shuarjes së flakëve në fabrikën e bojërave, s’ka probleme në objektet përreth

1695508919_zjarri.jpg

Shefi i zjarrfikëses në Durrës Shkëlqim Troplini në një lidhje për Report Tv tha se flakët në fabrikën e bojërave Deutsch Color në autostradën Tiranë Durrës janë drejt neutralizimit.

"Në objektet përreth janë marrë masat, përqendrimi kryesor është vetëm në fabrikën e bojërave, s’ka probleme ne zonat përreth, jemi drejt shuarjes së plotë te zjarrit. Nga Durrësi janë 3 mjete se për fat te keq ka pasur zjarre të tjera në territorin e bashkisë së Durrësit. Kemi dhe 2 autobote nga bashkia Durrës për mbështetje. Kapacitetet janë të mjaftueshme, është rrethuar e gjithë fabrika me mjete zjarrfikëse", tha ai.

Ora 00:32
'Zjarrfikësit kanë rrethuar fabrikën Deutsch Color, operacioni vijon' thotë Drejtori i Zjarrfikëseve Durrës për Report Tv

Drejtori I Forcave Zjarrfikëse të Durrësit Shkëlqim Troplini në një prononcim për Report TV tha se qëllimi kryesor është të shuhet zjarri në fabrikë pasi në zonat përeth nuk ka probleme.

"Jemi në operacion po vijojmë. Nga Durrësi jemi me tre mjete në këtë operacion prej fillimit të zjarrit. Kemi dy bote nga bashkia e Durrësit. Kanë ardh nga Tirana, Kruja, forcat e Ushtrisë. Gjithë fabrika është e rrethuar me mjetet zjarrfikëse. Jemi drejt përfundimit"

Tashmë beteja me zjarrin në fabrikën e bojërave Deutsch Color në autostradën Tiranë Durrës vijon prej 4 orësh. Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako në një lidhje për Report Tv tha se zjarri ka marrë këto përmasa për shkak të lëndëve kimike.

Ora 00:27
Haki Çako: Rreth 4 orë që luftohet me zjarrin masiv te fabrika e bojërave Deutsch Color, mori këto përmasa për shkak të lëndëve kimike

 

Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako në një lidhje për Report Tv ka dhënë detaje mbi zjarrin që ka rënë në fabrikën e bojërave Deutsch Color në autostradën Tiranë Durrës. Çako tha se zjarri ka marrë këto përmasa për shkak të lëndëve kimike.

“Ka rreth katër orë që luftohet me një zjarr masiv të rënë në fabrikën e prodhimit të bojërave DC. Janë aktivizuar zjarrfikëse nga të gjitha bashkitë e prefekturës së Tiranës. Është një zjarr i cili ka marrë përmasa edhe për shkak të lëndëve kimike apo produkteve në prodhim. Është vënë nën kontroll dhe zjarri vazhdon.

Rrezikshmëria më e madhe i përket zjarrfikësve që janë afër zjarrit që ka temperatura të jashtëzakonshme dhe temperaturës që krijon djegia e kimikateve. Për banorë nuk ka rreziqe të tilla.

Nuk ka pasur nevojë për evakuim banorësh. Vendi i zjarrit është rrethuar.  Ka djegie të lëndëve, sepse lënda e parë është e përqendruar te fuqia apo paketime të ndryshme të cilat janë në djegie e sipër. Shpresojmë që sa më shpejt ta eleminojmë".

Ora 00:19
Dyshimet e para për shkakun e zjarrit masiv në fabrikën e bojërave në autostradën Tiranë-Durrës

Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit në fabrikën e bojërave Deutsch Color në autostradën Tiranë Durrës ka qenë një shkëndije elektrike, tek sektori i prodhimit të bojës.

Ora 00:00
Zjarri në fabrikën e bojërave Deutsch Color! 15 zjarrfikëse e mbi 270 zjarrfikës dhe policë në aksion të shuajnë flakët

 

Ora 23:58 minuta gazetari i Report Tv, Sokol Dema mëson se zjarrfikësit tashmë kanë arritur të izolojnë flakët por për shkak të sasisë së madhe të bojrave dhe materialieve lehtësisht të djegshme shuarja e plotë të saj do të kërkojë kohë.

E gjithë struktura e magazinës është djegur. Në vendngjarje veç ministrit të Brendshëm ndodhet dhe drejtori i Policise se Shtetit dhe Drejtori i Emergjencave Civile.

Deri tani janë angazhuar 15 mjete zjarrfikëse dhe 67 forca zjarrifëse, 200 forca policie e vullnetarë.

 

Ora 23:53
E pushtuar nga flakët, kush është pronari i 'Deutsch Color', biznesmeni shqiptar që investoi në Tunizi

1695506077_luanmuca.JPG

Zjarri i përmasave të mëdha ka pushtuar këtë mbrëmje fabrikën e bojërave 'Deutsch Color' në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas. Fabrika është në pronësi të biznesmenit Luan Muça.

“Deutsch Color” e themeluar në 2012 themeloi  është cilësuar si më e madhja në Ballkan përsa i përket prodhimit të produkteve kimike të industrisë së ndërtimit. Muça e nisi si kompani lokale, kurse sot kompanitë e tij eksportojnë në shume vende të botës duke faturuar mbi 70 milione euro ne vit. Idustrialisti dhe CEO i Delta ka arritur të realizoje 5 fabrika në 3 kontinente; Europë, Afrikë, Azi.

Muca ka vendosur të ndjekë të njëjtën rrugë me atë që ka ndjekur Giorgio Squinzi i Mapeit, duke ndërtuar fabrika nëpër botë. Muca ka ndërtuar një fabrikë të prodhimit të bojërave Deutche Color dhe Dast në Tunizi.

Pas zhvillimit të brandit “Delta” në Shqipëri dhe rajon, “Delta” u shpërnda dhe në SHBA, ku prej 4 vitesh është kthyer në një nga distributorët më të mëdhenj për zonën e New York, New Jersey dhe Philadelphia.

Që prej vitin 2019, “Deutsch Color” është prezent me fabrikën e saj, edhe në Kairouan, Tunizi e cila mbulon nevojat e tregut afrikan falë teknologjisë dhe stafit të kualifikuar perëndimor.

Në vitin 2021, kur çdo biznes ishte i tërhequr për të bërë investime të reja, shkak ky i vitit pandemik, Luan Muça vendosi të investojë në Bergamo të Italisë me ndërtimin e fabrikës ku nga ai moment vendosi ti quajë DC Industry.

Në shtator të 2022 nisi prodhimi i fabrikës DC Industry në Bergamo, Itali e cila ka krijuar një portofol prej 1200 klientësh. Edhe në Afrikë ka nisur themelimin e DC Industry në Senegal e cila njihet si një nga fabrikat më moderne dhë e madhja në atë shtet.

Dy projekte te reja në konstruksion e sipër janë dhe Dc Industry Egjipt me një investim prej 25 milion euro i cili pritet të përfundojë në nëntor 2023, dhe Dc Industry Indi i cili pritet të nisë prodhimin në vitin 2024.

Ora 23:45
FOTO/ Fabrika Deutschcolor e përfshirë në flakë në autostradë, me kapacitet prodhimi 500 000 ton dhe 120 milionë litra çdo vit

Fabrika Deutschcolor e cila u përfshi nga flakët në orët e vona të mbrëmjes së 23 shtatorit 2023  në autostradën Tiranë - Durrës është një nga fabrikat më të mëdha në rajon në industrinë e prodhimit të bojërave dhe materialeve te ndertimit dhe ka aparaturat të fjalës së fundit të teknologjise.

Ajo është ndërtuar me një arkitekuturë modern dhe me një sipërfaqe prej mijëra metra katrore

Deutschcolor është fabrikë që prodhon materiale të ndryshme ndërtimi me kapacitet prodhimi 500 000 ton dhe 120 milionë litra çdo vit.

Kompania DEUTSCHCOLOR, pas një partneriteti me Delta Group ka sjellë në Shqipëri një nga investimet më të mëdha në sektorin e bojërave dhe materialeve te ndertimit në Europën juglindore.

Në faqen zyrtare të kësaj kompanie thuhet se Fabrika është ekologjike. Po kështu brenda kishte dhe një laborator të avancuar të pajisur me aparatura gjermane nga më modernet, me një ekip shkencor i cili mundëson procesin e kërkim zhvillimit

Produktet e kësaj fabrike janë bojëra me bazë emulsioni deri tek ato industrialet, si dhe e gjithe gama e materialeve te ndertimit

Kjo kompani, me një orientim global ka përfaqësinë e vet në shumë vende si Gjermani, Austri, Kanada, Zvicër, Hollandë e më tej.

Ka në përbërje staf me kumistë të kualifikuar dhe me shumë eksperiencë

Të gjitha produktet e Deutsch Colour janë zhvilluar mbi bazën e të qenurit miqësore ndaj mjedisit, si dhe duke pasur si synim që të jenë në pajtueshmëri të plotë me të gjitha rregullat dhe rregulloret e standardeve të shëndetit tonë dhe të sigurisë.

Bojrat e saj janë të çertifikuar sipas ISO 9001, ISO 14001 dhe OHSAS 18001, në përputhje me Ligjin për Shëndetin dhe Sigurinë.

Zjarri mbrëmjen e sotme ka shpërthyer në magazinë dhe më pas janë përhapur. Pak pas mesnatës u njoftua se ishte arritur të izolohen flakët e mëdha por duhet kohë për tu shuar.

Ora 23:36
Zjarri në fabrikën e bojërave Deutscholor, Ministri i Brendshëm në vendngjarjes për të parë nga afër situatën

Një zjarr i madh ka përfshirë fabrikën e bojërave Deutscholor në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së Maminasit. Ministri i Brendshëm Taulant Balla mbërrin në vendngjarjes për të parë nga afër situatën.

Ora 23:36
Zjarri masiv në fabrikën e bojërave në Maminas, anulohet dasma në resortin ngjitur! Ikën nusja e dhëndri, evakuohen dasmorët

Për shkak të shpërthimit të zjarrit masiv te fabrika e bojërave 'Deutsch Color' në Maminas, në autostradën Durrës-Tiranë është anuluar dhe një dasmë në një resort aty pranë. Dasmorët janë nxjerrë nga resorti dhe janë evakuar së bashku me banorët e zonës.

Pas apelit të Ministrisë së Mbrojtjes për t’i qëndruar larg zonës, Policia e Shtetit përmes një njoftimi paraprak bën me dije se asnjë person nuk është lënduar, pasi në momentin e zjarrit nuk ka pasur punonjës brenda në fabrikë. Sipas autoriteteve, pranë objektit në momentin e flakëve kanë qenë vetëm rojet të cilët janë larguar në kohë.

Po ashtu, për çështje sigurie policia njofton se do të bllokohet përkohësisht autostrada Durrës-Tiranë dhe lëvizja do të devijohet në rrugët dytësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ora 23:31
Zjarri në fabrikën Deutsch Color, bllokohet përkohësisht autostrada Durrës-Tiranë! Policia: Evakuohet qytetarët e një lokali

 

Policia e Durrësit përmes një informacioni deklaron se është se shërbime të shumta policie të DVP Durrës dhe grupe të FNSH Tiranë kanë evakuuar në një objekt, qytetarët që ndodheshin në lokalin afër fabrikës së bojërave Deutsch Color që është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Në momentin që ka rënë zjarr, brenda në fabrikë nuk ka patur punonjës, por vetëm rojet të cilët kanë qenë në ambientet e jashtme të fabrikës. Nga përhapja e flakëve nuk ka asnjë person të dëmtuar.

Për çështje sigurie do të bllokohet përkohësisht autostrada Durrës-Tiranë dhe lëvizja do të devijohet në rrugët dytësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi I policisë

Në autostradën Durrës-Tiranë, në Maminas, është përfshirë nga flakët një fabrikë bojrash.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Shërbime të shumta policie të DVP Durrës dhe grupe të FNSH Tiranë kanë evakuuar në një objekt, qytetarët që ndodheshin në lokalin afër fabrikës.

Në momentin që ka rënë zjarr, brenda në fabrikë nuk ka patur punonjës, por vetëm rojet të cilët kanë qenë në ambientet e jashtme të fabrikës. Nga përhapja e flakëve nuk ka asnjë person të dëmtuar.

Për çështje sigurie do të bllokohet përkohësisht autostrada Durrës-Tiranë dhe lëvizja do të devijohet në rrugët dytësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ora 23:27
Zjarri te 'Deutsch Color', prefekti i Durrësit: Fabrika po digjet e gjitha, rrezikohen depot e gazit që ndodhen afër

Prefekti i Durrësit, Emiljan Jani tha se zjarri në fabrikën 'Deutsch Color' është masiv  ndërsa shtoi se rrezikohen depot e gazit që ndodhen afër fabrikës.

"Fabrika po digjet e gjitha, po punojnë 10 zjarrfikëse. Rrezikohen depot e gazit që ndodhen afër fabrikës së 'Deutsch Color", tha ai në Report Tv.

Ora 23:24
Zjarri në fabrikën 'Deutsch Color' Ministria e Mbrotjes thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet drejt autostradës

1695504259_a2.jpg

Mjete zjarrfikëse dhe forca nga Tirana e Durrësi, me ndihmë edhe nga Baza për Mbështetjen e Emergjencave Civile janë angazhuar për shuarjen e zjarrit me përmasa të mëdha në një fabrikë bojrash, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas.

Një grup specialistësh nga Kapaciteti Kombëtar i Kimisë është gjithashtu në terren për të bërë matjet dhe për të qenë në gatishmëri.

"Me të gjitha kapacitetet në terren, për të shmangur rrezikun për qytetarët dhe banesat pranë" shkruan ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. 

Autoritetet I bëjnë thirrje qytetarëve shmangin lëvizjet drejt autostradës deri në qetësimin e situatës

Ora 23:18
Zjarri në fabrikën e bojërave në Maminas, dëgjohen shpërthime, evakuohen banorët në afërsi të Deutsch Color

Zjarri në fabrikën e bojërave Deutsch Color në autostradën Tiranë-Durrës është i përmasave të mëdha. Situata deri në këto momente është kritike, pasi një sipërfaqe e madhe e fabrikës është nën pushtetin e flakëve. Burime për Report Tv bëjnë me dije se herë pas here ka shpërthime që dyshohet se janë nga bojërat për shkak të nxehtësisë në brendësi të magazinës. Momentalisht flakët janë të përhapura vetëm në brendësi të fabrikës, por nëse përhapen jashtë fabrikës do të përbënte rrezik të madh. Prandaj janë duke u evakuar banorët e banesave aty pranë. 

B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haki: 24/09/2023 09:26

    Te kishte shtet dhe spak nqs ky eshte i deltas duhet pyetur si i beri parate dhe a ka ndonje te vrare nga vellezrit??!!

    Përgjigju
  • Ndoshta kanë siguracion: 24/09/2023 06:12

    Po ajrin kush e pastron?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'