‘E pyet milingona njëherë elefantin…”! Ruci dhe Kola flasin për rënien e Flamurtarit: Ka lidhje Kukësi me futbollin?!

‘E pyet milingona njëherë elefantin…”! Ruci dhe Kola flasin për rënien e Flamurtarit: Ka lidhje Kukësi me futbollin?!

Agustin Kola dhe Vasil Ruçi

Ndeshja e Superligës në javën e 28 mes Flamurtarit dhe Skënderbeut ka qenë vula e rënies nga kategoria e ekipit të vlonjatëve. Matematikisht ekipi kuq e zi nuk ka më asnjë mundësi qëndrimi në Superligë edhe nësë në javët në vijim fiton të gjitha përballjet, gjë e cila është sërish e vështirë, duke parë prezencën dhe lojën e djemve vlonjat në këtë sezon.

Një lajm i keq ky për tifozerinë vlonjate e cila menjëherë pas humbjes me djemtë e dëborës kanë reaguar me postimet e tyre.

Një ekip me histori dhe emër të madh, që dikur ka qëndruar i fortë dhe fitimtar edhe përballë galaktikëve të Barcelonës dhe Partizanit të Beogradit, domosdo që me prezencën e tanishme ul kokën e tifozëve të qytetit, e mbi të gjitha të atyre lojtarëve legjendar që dikur shkruan historinë.

Vasil Ruci, bomberi i vlonjatëve në një prononcim e ka quajtur lajmin më të keq të të gjitha kohërave fundosjen e ekipit vlonjat. Nuk bëj me faj asnjë thotë Ruçi, ndërsa situatën e paralelizon me fabulën "milingona dhe elefanti", duke nënkuptuar se zgjidhje për daljen nga kriza ka patur, por nuk është dashur.

“E përmbledhur në dy fjalë, Flamurtari ka qenë për mua manastir dhe të gjithë ata që kanë qenë pjesë kanë qenë shkruan historinë e tyre. Sot, ky manastir u shemb. Me pak humor dhe një anekdotë do i përmbledh të gjitha. Nxitonte njëherë milingona dhe e pyet elefantin: “Ku po shkon?”. Do vete për dhuruar gjak. Kaq! Nuk dua të bëj fajtor askënd, mjaftohem me faktin që qyteti humbi shumë. Disa thonë që ka rënë edhe njëherë tjetër, por dhemb sa herë ndodh kjo. Tani problemi është sesi do të ngrihet ekipi. Ekipi duhet të ketë donator, nuk mbahet vetëm nga një person. Kjo është ekonomia shqiptare dhe duhet të ketë 5000 donatorë. Shikoni rastin e tërmetit, unë kam besim. U mblodhën gjithë ato lekë nga telefonat, jo më për futbollin. Kështu i bie që vitin tjetër të bjeri Partizani apo Tirana, që nëse nuk kanë lekë, atëherë do të bien nga kategoria. Se kjo është formula, nëse presidenti i një ekipi nuk është mirë nga ekonomia, atëherë do të bjerë,”- tha Ruçi.

Agustin Kola, legjenda e ekipit të Tiranës, sot trajner i femrave në futboll sjell kujtime nga Flamurtari i dikurshëm.

“Flamurtari i Vlorës ka rrahur Jugosllavinë e madhe, pra Partizanin e Beogradit. Paralelizmi që unë e kap në përgjithësi në futbollin shqiptar, në kohën tonë kemi qenë profesionistë dhe bënim dy herë në ditë stërvitje. Këta sot bëjnë vetëm dy orë stërvitje, atëherë çfarë pret? Unë jam 61-vjeç  dhe dy orë stërvitje nuk më dalin. Këta të sotmit futen në fushë sikur kanë dalë nga lavatriçja, të larë dhe të pastruar”-thotë Kola.

Sipas Kolës, sot nuk ka më nivel futbolli, por mercenar që nuk luajnë më për fanellën, por për pagën.

“Flamurtari dhe Vllaznia kanë nxjerrë lojtarë dhe trajnerë për gjithë Shqipërinë. Unë me origjinë jam nga Dukagjini, por nuk ka lidhje Dukagjini me futbollin. Si të them Kukësi me futbollin. Kukësi ka pasur mundësi, ata i ka të shkëlqyer. Është gjynah të shohësh Tiranën, Shkodrën, Vlorën, Beratin që të luajnë në një kategori më poshtë.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja