Bujë para Botërorit ka bërë arbitri somalez Omar Artan, i cili do të përfaqësonte për herë të parë vendin e tij në kampionatin botëror. Pas 9 orësh në pyetje autoritet amerikanë vendosën ta kthenin mbrapsht për në Stamboll, duke i prerë ëndrrën e madhe arbitrit.
Madje për këtë pjesmarrje të tij në Somali ishte organizuar një festë ku shteti i bëri të gjithë nderimet. Pas mohimit të kalimit arbitri ishte tejet i zhgënjyer, ndërsa tha se ‘u dogj për shkak të politikave që Amerika ka ndaj vendit të tij’.
Të mërkurën në mëngjes ai u kthye nga Stambolli në Somali. "Ju premtoj, me vullnetin e Zotit, se do të marr pjesë në edicionin e ardhshëm (të Kupës së Botës)", tha Artan në Aeroportin Ndërkombëtar Aden Adde, ku qindra mbështetës u shfaqën duke valëvitur flamurin somalez .
"Dua që publiku somalez të gjejë ngushëllim dhe të ruajë qetësinë." Gjyqtari u shoqërua nga oficerët e policisë në terminalin e aeroportit, ku u prit nga Ministri somalez i Rinisë dhe Sporteve, zyrtarë nga Federata e Futbollit të Somalisë dhe personalitete të tjera. "Është detyrë e të gjithëve ne të mbrojmë emrin e Somalisë ", shtoi Artan. "Somalia na përket neve, pavarësisht nëse është në një situatë të vështirë apo jo. Ai flamur dhe ajo pasaportë na përkasin neve."
Komente


Keta jane rraca me e flliqur edhe islamik edhe bythzi asnje shtet sduhet ti pranoj
Përgjigju