Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shfaqur tejet i nervozuar nga deklaratat e bëra për të nga kundërshtari i tij politik, Albin Kurti.

Në një prononcim për mediat e Kosovës, Haradinaj është shprehur se nuk do të lejojë askënd ta ofendojë.

Kush të dojë e kush të ka qejf, unë jam i gatshëm t’i përgjigjem edhe me përleshje fizike. Në çdo vend të botës, nëse dikush të ofendon, edhe i përgjigjesh. Nuk e lejoj askënd të më ofendojë. Nuk jam hajdut, dhe nuk duroj që askush të më thotë kështu.

Ramush Haradinaj, kryeministër

Së fundmi, mosmarrëveshjet në politikën e Kosovës lidhen me çështjen e rikorrigjimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës. Edhe pse si Kurti, ashtu edhe Haradinaj janë kundër një ideje të tillë sërish ofendimet në distancë nuk kanë munguar.