Pas debateve të shumta me ish kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, Basha ka ‘lëshuar’ një lumë akuzash edhe për Presidentin Meta, ose siç iu referua në deklaratën e ditës së sotme, 'shkallmues të fushatës'. Duke e quajtur pjesë e ‘Trekëndëshit të Bermudës’ Rama-Berisha-Meta gjatë debatit me Kryeministrin, kreu i opozitës Basha u pyet pikërisht për këtë të fundit në emisionin ‘Open’ për të shprehur qëndrimin e tij për Metën si dhe mundësitë për bashkëpunim.
Gjatë intervistimit nga Vasili, Basha thekson se nuk përjashton asnjë forcë politike që aspirojnë të njëjtat ndryshime në të mirë të vendit.
Basha: S’e kemi përjashtuar LSI-në.
Gazetarja: E keni quajtur si pjesë e Trekëndëshit të Bermudës
Basha: Nuk është përjashtuar asnjë forcë politike, madje as socialistët e ndershëm. Kanë thirrje, janë përgjigjur thirrjes…
Gazetarja: A do bashkëpunoni me Ilir Metën?
Basha: Ilir Meta është Presidenti i Republikës, merremi nëse ndan axhendën tonë politike që është ndryshimi pozitiv për këtë vend, që nuk mund të fillojë pa e ndarë politikën nga krimi, pa vetingun e politikanëve nuk mund të fillojë pa një reformë të vërtetë territoriale dhe zgjedhore. Pa luftuar korrupsionin, padiskutim që çdokush që e ndan këtë axhendë jo me fjalë, por me vepra, dhe një nga testet e veprave është vetingu në politikë. Është referendumi lokal apo qëndror, reforma kushtetuese.
Gazetarja: Edhe nëse është një nga brinjët e së keqes, po reflekton, mund të bashkëpunoni me Ilir Metën.
Basha: Më fal, mesazhi është i qartë. Njerëzit të cilët e kanë përmbyllur ciklin e tyre politik në sytë e shqiptarëve, njerëz që i kanë patur mundësitë dhe pozicionet dhe që sot mundohen të mbajnë peng vendin, që nga Edi Rama, janë përballë nesh, jo në krahun tonë. Do jenë përballë nesh dhe do i mundim.
Lajmi kryesor: