Basha e pranon: SHBA më kërkoi përjashtimin e Berishës nga PD! Ish-kryeministri ma tha në sy se para vetes nuk vë as partinë e as demokratët! Meta shkallmoi fushatën

Basha e pranon: SHBA më kërkoi përjashtimin e Berishës nga PD! Ish-kryeministri ma tha në sy se para vetes nuk vë as partinë e as demokratët! Meta shkallmoi fushatën

Kreu i PD-së, Lulzim Basha

TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Lulzim Bashës përjashtimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike dhe i gjendur i përballë kësaj kërkese të panegociueshme nga amerikanët, kryedemokrati nuk kishte një zgjidhje tjetër përveçse të merrte atë vendim, dramatik siç ai vetë e cilësoi.

Basha e pranoi për herë të parë hapur këtë fakt, duke theksuar se nuk mund të rrezikonte ekzistencën e Partisë Demokratike duke kundërshtuat aleatin më të madh, SHBA-në.

“SHBA ka kërkuar përjashtimin nga kuvendimi, përjashtimin nga partia. Vendimi i marrë në 9 shtator, u bë me qëllim që të shmangte koston ndaj demokratëve  dhe Partisë Demokratike. Partia Demokratike kishte vendosur një standard dhe me ‘non grata-t’ e tjera. Falë investimit politik dhe personal të kryetarit, u arrit në një vendim të tillë deri në përfundimin e hetimeve, duke bërë realitet premtimin e Berishës që nuk do ta përfshijë PD në një nivel të tillë”, tha Basha në Open.

Sali Berisha po 'lufton' për interesat e tij personale dhe jo për të ë demokratët siç deklaron në 'foltore'. Kjo gjë u pohua nga lidershipi i PD-së, i cili tha hapur se Berisha i ka thënë në sy se përpara vetes së tij nuk vë as partinë, por as demokratët.

"Guxoj të them, pa iu larguar modestisë, nuk ka pasur njeri tjetër që të arrinte nga ultimatumi i distancimit të Berishës nga parlamenti dhe partia, tek pezullimi nga grupi parlamentar si një zgjidhje. Ajo që ka rëndësi. PD nuk u përça për shkakun tim. Sali Berisha e di fare mirë pasi ja kam thënë në sy dhe ma ka thënë në sy. Më ka thënë në sy që përpara vetes nuk vendos as PD dhe as demokratët dhe i kam thënë në sy që do marr vendimet e mia si kryetar i PD. Përgjigja e tij ka qenë se ti merr vendimet e tuaja unë marr vendimet e mia", tha Basha.

Akuzat e Berishës se Luzlim Basha ka ndikuar në shpalljen e tij 'non grata' për kryedemokratin janë thjesht një sajesë.

“U bënë 4-5 muaj, sot është hera e parë që unë jam pjesë e shpalljes së tij ‘non grata’, është një sajesë, më vjen keq që dita ditës zhytet në sajesa. Unë kam bërë gjithçka që mund të bënte dikush, qoftë edhe anëtar i familjes së tij pas shpalljes së tij ‘non grata’”, tha Basha.

Ai ka hedhur akuza edhe për Ilir Metën, duke thënë se ai skallmoi fushatën elektorale. 

Po kush e lejoi, ata. Pasi dëgjuam deklaratën “nëse doni kriminelë votoni kriminelë, nëse doni demokracinë, votoni demokracinë” kishim të drejtë të besonim që kishim të drejtë. Pas kësaj ndodhën shumë gjëra dhe secili duhet të marrë përgjegjësi. Edhe Ilir Meta me një shkallim të fushatës elektorale. Berisha u përpoq ta instrumentalizuar kundërshtarin. Ai u bind se protagonismi i tij prishte punë dhe e falenderoj që e kuptoi,”-tha Basha.

 

Pas përjashtimit të Sali Berishës nga Grupi Parlamentar, Partia Demokratike është me e përçarë se kurrë. Pas përjashtimit Berisha vijon 'luftën' përmes 'foltoreve' për të marrë drejtimin e partisë, si edhe ka shprehur hapur ambicien për kryeministër të vendit.

Në Partinë Demokratike janë thirrur dy Kuvende Kombëtare, një më 11 dhjetor nga Sali Berisha dhe një tjetër më 18 dhjetor thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha, i cili ka paralajmëruar se se kushdo që shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë. Me këtë ai ka nënkuptuar se kushdo që paraqitet në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha do të këtë pasoja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:13
E quajti pjesë e ‘Trekëndëshit të Bermudës’, Basha shpreh qëndrimin e tij mbi bashkëpunimin me Metën: S’e kemi përjashtuar LSI-në

Pas debateve të shumta me ish kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, Basha ka ‘lëshuar’ një lumë akuzash edhe për Presidentin Meta, ose siç iu referua në deklaratën e ditës së sotme, 'shkallmues të fushatës'. Duke e quajtur pjesë e ‘Trekëndëshit të Bermudës’ Rama-Berisha-Meta gjatë debatit me Kryeministrin, kreu i opozitës Basha u pyet pikërisht për këtë të fundit në emisionin ‘Open’ për të shprehur qëndrimin e tij për Metën si dhe mundësitë për bashkëpunim.

Gjatë intervistimit nga Vasili, Basha thekson se nuk përjashton asnjë forcë politike që aspirojnë të njëjtat ndryshime në të mirë të vendit.

Basha: S’e kemi përjashtuar LSI-në.

Gazetarja: E keni quajtur si pjesë e Trekëndëshit të Bermudës

Basha: Nuk është përjashtuar asnjë forcë politike, madje as socialistët e ndershëm. Kanë thirrje, janë përgjigjur thirrjes…

Gazetarja: A do bashkëpunoni me Ilir Metën?

Basha: Ilir Meta është Presidenti i Republikës,  merremi nëse ndan axhendën tonë politike që është ndryshimi pozitiv për këtë vend, që nuk mund të fillojë pa e ndarë politikën nga krimi, pa vetingun e politikanëve nuk mund të fillojë pa një reformë të vërtetë territoriale dhe zgjedhore. Pa luftuar korrupsionin, padiskutim që çdokush që e ndan këtë axhendë jo me fjalë, por me vepra, dhe një nga testet e veprave është vetingu në politikë. Është referendumi lokal apo qëndror, reforma kushtetuese.

Gazetarja: Edhe nëse është një nga brinjët e së keqes, po reflekton, mund të bashkëpunoni me Ilir Metën.

Basha: Më fal, mesazhi është i qartë. Njerëzit të cilët e kanë përmbyllur ciklin e tyre politik në sytë e shqiptarëve, njerëz që i kanë patur mundësitë dhe pozicionet dhe që sot mundohen të mbajnë peng vendin, që nga Edi Rama, janë përballë nesh, jo në krahun tonë. Do jenë përballë nesh dhe do i mundim.

Ora 23:19
'Kur më thonë po ç’punë keni me Amerikën, unë i them: O Idiot!'/Basha zbulon debatin me një prej kryetarëve të degëve në PD

1637695377_Basha1.JPG

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zbuluar se ka pasur një debat edhe me një prej kryetarëve të degëve lidhur me marrëdhënien me SHBA-në.

"Nuk mund të pretendosh as ti dhe asnjë shqiptar tjetër me pak mend në kokë, ose siç ma tha një nga kryetarët e degëve, kur më thonë po ç’punë keni me Amerikën, unë i them: O Idio! Dhe mendoj që është e duhura, o idiot, si ç’punë ke me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po mos të ishte për SHBA-të, po mos të ishte për mbështetjen e tyre, Zoti e dinte se sa do zgjaste komunizmi. Po mos të ishte për SHBA-të, nuk do e kishim Kosovën as të lirë as të pavarur. As Shqipërinë në NATO, që deri në atë moment kërcënohej nga Jugu në Veri, sa herë që këtu kishte destabilitetin më të vogël politik, futeshin trupat fqinjë. Mos të flasim për themelimin e shtetit.  Pra, mos të bëjmë këtu ne si murgj të izoluar në manastir dhe nuk e dimë ne peshën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 30 vite pluralizëm dhe në 100 e ca vite ekzistencë të shtetit shqiptarë dhe Kombit shqiptarë, përfshirë shtetin e Kosovës", tha Basha. 

Ora 22:23
Basha: Shpeshherë kam mbrojtur interesat e Berishës, kësaj here zgjodha ekzistencën e PD-së

Lulzim Basha thotë se gjithmonë ka zgjedhur interesin e Sali Berishës.

"Po iu them dhe një herë. 8 vite kryetar i Partisë Demokratike, me dhjetëra herë jam vendosur përballë interesit personal të Sali Berishës, le të themi sedrës apo interesit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kam zgjedhur çdo radhë anën e tij. Se kam thënë asnjëherë, po e them sot, ky nuk është një moment i tillë. Ky është momenti ku duhej të ishin o interesat e tij personale, ose vet ekzistenca e Partisë Demokratike. Dhe kjo është ajo që ju përpiqeni të anashkaloni. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo thjesht shpallën 'non grata' Sali Berishën, po vunë një vij të kuqe për Partinë Demokratike", tha Basha.

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DELIRANT Kasap Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 26/11/2021 08:52

    O lylzim ti je bashkëpuntor i ngusht i kriminelit hajdut salheut. Ti ke vjedhur bashk me të ti ke vrar bashk me të prandaj gjëja më e mir për partin demokratike do të ishte largimi i ju të dyve që partia demokratike të vi në pushtet. Që të largohet Ed palla që po shpërdan lekët e Shqiptarve sikur jan lekët e të jatit nëpër pseudofirmat. E me largimin tuaj largohet dhe Edi e l8ke floriri. E për Shqiprin hapet një epok e re. Me nderime e me respekt nga Profesor Doktor Rexhep Bule Leka ish kasap në kombinatin e mishit sot Profesor në fakultetin e drejtësis në Frankfurt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin