E quajti politikan të korruptuar
Kokëdhima i hakërrehet Donald Lu

E quajti politikan të korruptuar<br />Kokëdhima i hakërrehet Donald Lu
Një ditë pasi ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu e quajti politikan të korruptuar, ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima, ka paralajmëruar se do t'u përgjigjet këtyre akuzave, sipas tij, të pabaza.
 
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Kokëdhima shprehet do flasë edhe për rolin e ambasadorëve të huaj në Shqipëri.  "Përgjigje për z. LU,
Të dashur miq, Nesër do t’ju përgjigjem shpifjeve dhe akuzave të pabaza të ambasadorit të SHBA-ve në Shqipëri, z.Donald Lu, ndaj figurës sime si politikan dhe njëri i biznesit. Do të flas edhe për rolin e diplomatëve të huaj në Shqipëri. Më ndiqni nesër në takimin me mediat në orën 13.00 në hotel “Tirana International”
", shkruan Kokëdhima në Facebook. 

Një ditë më parë, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, u shpreh gjatë një komunikimi në Facebook se politikanëve kriminelë dhe të korruptuar u është dhënë lamtumira në kuadër të dekriminalizimit. Ai përmendi si politikan të korruptuar edhe ish-deputetin e PS, Koço Kokëdhima.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social