Një 29 vjeçar me origjinë nga Kosova është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia e Vlorës.

29 vjeçari qëndronte në hotel së bashku me partneren e tij me inicialet E.B e cila ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i hotelit ku po qëndronin dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në momentin që policia ka shkuar për kontroll në dhomën e çiftit ka gjetur dhe lëndë narkotike të dyshuar si kanabis, ekstazi dhe një peshore elektronike.