E reja shtatzënë humb jetën nga COVID në muajin e 4 të shtatzënisë, mjeku: Rreziku pas javës së 35! Duhet të vaksinohen

Roza Qoja nga fshati Gjader i Lezhës mbrëmjen e të martës u paraqit në urgjencën e Lezhës, por me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore u soll në Tiranë. Roza, 4 muajshe shtatzënë doli me COVID dhe për disa ditë ishte trajtuar në kushte shtëpie. Në spital shkoi kur ajo u rëndua, por fatkeqësisht nuk e fitoi betejën me sëmundjen.

Me valën e variantit Delta në vendin tonë është rritur dhe numri i grave shtatzëna të prekura nga virusi. Mjeku obstetër-gjinekolog, Redi Hoxhallari tregon se 70-80% e shtatzënave me COVID e kalojnë në kushte ambulatore.

"Rreth 70-80% e tyre e kalojnë sëmundjen në trajtim ambulator sigurisht pas një koordinimi të mirë midis mjekut të familjes që tashmë është shumë disponibël dhe këshillave tona në raport me shtatzëninë. Por ka dhe një numër shtatzënash që kanë nevojë për një ndjekje pak më të specializuar mbase dhe për hospitalizim në mënyrë që të jemi sa më të kujdesshëm në lidhje me problematikat e mundshme që mund të shkaktojë kjo si sëmundje", thotë mjeku.

Hoxhallari shprehet se gratë shtatzëna me COVID, pas javës së 35 shfaqin më tepër problematika.

"Me rritjen e moshës së barrës rriten dhe komplikacionet normale tek një paciente shtatzënë që është pa sëmundje. Sigurisht që edhe COVID kalohet pak më me vështirësi dhe me më shumë problematika tek gratë shtatzëna që janë afër termit, pra pas javës së 35 të shtatzënisë", shton Hoxhallari.

Sa i përket vaksinimit, gjinekologu rekomandon gratë shtatzëna që të vaksinohen.

"Në lidhje me vaksinimin paradoks i madh është fakti që ne për shkak të bisedave familjare, shoqërore kemi më shumë frik vaksinën sesa sëmundjen, është diçka shumë e gabuar. Normalisht të gjitha pacientet shtatzëna duhet të vaksinohen, ato që nuk janë vaksinuar duhet të vaksinohen sepse është shumë e rëndë le të themi komplikacionet e lidhura me sëmundjen sesa le të themi problematikat hipotetike ne lidhje me vaksinimet", thekson mjeku.

Çdo paciente me COVID që hospitalizohet në maternitetin “Koco Gliozheni” trajtohet në ambiente të veçanta, të ndara nga pjesa tjetër e shtatzënave që nuk janë të prekura nga virusi.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • NJesia 2: 01/10/2021 06:19

    Cfare jane keta mjek keshtu qe japin deklarata neper tv sipas deshires se tyre. Ca thone vaksinohuni ca te tjere jo. Te pakten mos dilni neper tv me deklarata te pa vertetuar shkencerisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës