Gana është tronditur ditën e djeshme pas një aksidenti ku humbën jetën 60 persona. Burimet paraprake thonë se 60 njerëz humbën jetën mes tyre fëmijë e gra pas përplasjes së dy autobusëve në Ganën jugore.
Shumë nga ata nuk janë identifikuar ende pasi është e pamundur sepse trupat e tyre janë shkrumbuar nga flakët pasi njëri nga autobuzët u përfshi nga flakët.
Tragjedia ndodhi ditën e djeshme rreth orës 14:00. Secili prej autobusëve kishin rreth 50 udhëtarë në kohën e rrëzimit.
Shërbimet e emergjencës arritën në vendin e ngjarjes, duke përfshirë zjarrfikësit për të vënë në lëvizje automjetet që flaknin.