SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malësinë e Madhe, ku 26-vjeçari Arben Kurtulaj ka ushtruar dhunë ndaj babai të tij për t’i dhënë më shumë para.
Përveç dhunës psikologjike të ushtruar ndaj të atit, Kujtim Kurtulaj, Arbeni i ka shkaktuar edhe dëmtime pronës së tij.
Ndaj Arben Kurtulajt, rëndon akuza e "Dhuna në familje", "Shkatërrim i pronës" dhe "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", ndërsa materiale i kanë kaluar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.