BULQIZË- Nata e ndërrimit të viteve është shndërruar një tragjedi për familjen Tasha në Bulqizë. 24-vjeçari Ylson Tasha ka gjetur vdekjen pas një aksidenti rrugor.

Ngjarja është regjistruar në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë. I riu ka qenë duke drejtuar automjetin tip 'Fiat punto', ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke dalë nga rruga ku për pasojë ka humbur jetën

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.