E rëndë/ Këngëtari turk vritet në lokal se nuk dinte këngën që porositën 5 të rinjtë në club nate (VIDEO)

E rëndë/ Këngëtari turk vritet në lokal se nuk dinte këngën që porositën 5 të rinjtë në club nate (VIDEO)

Onur Sener

TURQI- Një këngëtar në Turqi është vrarë për shkak se nuk dinte një këngë që i kërkoi një grup shoqëror në një club nate në Turqi. Viktima është identifikuar si Onur Sener. Fillimisht, sipas mediave turke, autorët që i kërkuan këngën Senerit, janë përleshur verbalisht me të, por shpejt gjërat kanë dalë nga kontrolli. Ai u qëllua me sende të forta, e për pasojë ndërroi jetë. 

" Kishim shkruar atje për të ngrënë. Dëgjuam përleshje dhe zhurmë të thyerjes së xhamit. Onur u gjet në tokë i mbuluar me gjak. Ata u përpoqën të ndalonin gjakderdhjen, por goditja e goditi në arterien karotide ”, ka përshkruar skenën e egër shoqja e viktimës.

Ndërkohë, nëna e këngëtarit teksa përcolli sot për në banesën e fundit të birin ka thënë për mediat se: “Ma vranë për një këngë”.

Ata nuk janë njerëz. Ata më vranë djalin tim për një këngë. Kaq pak vlerë ka jeta njerëzore? Ndodhi për një këngë. Dua që këta njerëz të ndëshkohen në mënyrën më të rëndë. Më morën djalin.“, ka thënë mes lotëve nëna e të ndjerit. 

Sener, i cili ishte baba i një fëmije të vogël, ishte një këngëtar i njohur në Turqi pasi ndër të tjera në vitin 2013 kishte marrë pjesë në talent shoë-n e quajtur ‘O Ses Türkiye’, versioni turk i ‘The Voice’. Për rastin janë arrestuar pesë persona, tre prej tyre kanë mbetur në paraburgim për akuzën e vrasjes me dashje.

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 05/10/2022 06:59

    Nuk kane thene kot: si koke turku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Babale', shtyhet sërish seanca në Gjykatën e Apelit për Ervin Salianjin! Avokati i deputetit mungon për arsye shëndetësore

Dosja 'Babale', shtyhet sërish seanca në Gjykatën e Apelit për Ervin Salianjin! Avokati i deputetit mungon për arsye shëndetësore