TIRANE-Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Paskuqan, ku Erdet Çapoku 34-vjeç masakroi me thikë, levë dhe shkop druri kunatën e tij, ndërsa u arrestua sot rreth orës 13:00 në Laprakë. Ngjarja ka ndodhur në banesën e viktimës, Enkeleda Çapoku, e cila jetonte me vajzën dhe nënën, pasi burri, pra vëllai i autorit ndodhet në burg i dënuar me 10 vite për drogë, ndërsa për dy muaj fitonte lirinë.
Autori në gjendje të dehur ka shkuar në banesën e 39-vjeçares dhe pasi shkallmoi derën u fut brenda duke i dhunuar të treja. E ndërsa mbesën dhe nënën e kunatës i goditi duke i lënë pa ndjenja, nusen e vëllait e masakroi me thikë, levë dhe shkop druri për vdekje. Nëna e 39-vjeçares rrëfeu se i riu i preu damarët dhe e masakroi me thikë në fytyë.
Konflikti mes kunatit dhe kunatës kishte nisur disa muaj më parë pas porosisë së burrit të 39-vjeçares, Elton Çapoku nga burgu për vëllanë. Ai mësohet se kishte porositur vëllanë që të ruante dhe të kontrollonte të gjitha lëvizjet e gruas dhe informacionet apo fotot t'ia dërgonte në burg nëse e tradhtonte. Para 6 muajsh, Erdet Çapoku e qëlloi Enkeleda Çapoku pas sherrit në rrugën kryesore mes bashkisë së Kamzës dhe komisariatit, pasi 34-vjeçari e përndiqte.
39-vjeçarja e denoncoi për përndjekje 6 muaj më parë, por cështja u mbyll. Pas sherrit, gruaja së bashku me vajzën 17-vjeçe dhe nënën u zhvendosën në një shtëpi me qira duke u larguar nga banesa ku jetonin më parë me kunatin dhe familjarët e tjerë. Por kunati, që punonte faturino mbrëmjen e djeshme i dehur shkoi në shtëpinë e saj duke e vrarë. Kjo është vrasja e katërt në 10 ditët e para të këtij viti.
"Isha i dehur kur shkova te kunata". Kështu ka deklaruar Erdet Çapoku në dëshminë e parë pasi u arrestua nga policia pasi ekzekutoi nusen e vëllait mbrëmjen e djeshme. 34-vjeçari u shpreh se kunatën e ka vrarë, pasi dyshonte se i tradhtonte vëllanë, që ndodhet në burg.
"Kam qenë i alkoolizuar kur shkova tek kunata. Kemi pasur konflikte familjare. Dyshoja se kunata më tradhtonte vëllain" mësohet se është shprehur ai raporton gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra. Edhe në momentin që është ndaluar në Laprakë i riu mësohet se ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa kokulur dhe duke qarë në komisariat ka pranuar krimin.
Arrestohet autori i vrasjes në Paskuqan, Erdet Çapoku. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 34-vjeçari është kapur në zonën e Laprakës. Mbrëmjen e djeshme ai vrau kunatën, por arratia zgjati vetëm disa orë pasi u arrestua dhe tani do të përballet me drejtësinë.
Nëna e 39-vjeçares që u vra nga kunati në Paskuqan me zë të dridhur dhe lot në sy tregon tmerrin që përjetuan mbrëmë dhe si 34-vjeçari i vrau vajzën. Ajo thotë se ai i preku damarët dhe më pas e qëlloi me levë duke e lënë të vdekur.
"E vrau me levë punë sekondash, nuk lëngoi. Isha tromaksur, mua ai më hodhi në tokë. Komshinjtë erdhën të shkretët kur bërti, por kishte mbaruar. Ti presësh damarët e duarve dhe ta çash te thonjtë, të mos mbarojë robi, ajo 30 kg ishte. Bir nëna bir për gocën time, janë tharë lotët e nënës, që ka punuar tërë jetën në fabrikë".
Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se policia ka pasur një kontakt me autorin e krimit edhe përmes vëllait që ndodhet në burg që po negocion për ta dorëzuar, por Erdet Çapoku nuk ka pranuar. Ai është kapur nga kamerat e sigurisë së bizneseve pranë pallatit duke dalë me shpejtësi, ndërsa më pas ka humbur gjurmët. Origjina e familjes është nga Përmeti, ndërsa prej disa vitesh ishin zhvendosur në Tiranë me banim.
Në një prononcim për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta njëri prej banorëve të zonës në Paskuqan ku ndodhi ngjarja, që është edhe personi që i kishte dhënë hyrjen me qira 39-vjeçares që u vra, u shpreh se autori duhet të marrë dënimin maksimal. "Familja shumë e mirë, e dashur, në punë dhe hall të vet, njerëz korrekt për cdo gjë. Konfliktet e brendshme nuk i di, ishte korrekte për pagesën. Autori e njoh, nuk ma merrte mendja të bënte këtë gjë. Ai ka banuar këtu, më pas ka ikur banonte jashtë Tiranës. Autori nuk të linte përshtypjen, një shejtan i shkurtër ta bënte këtë gjë, një përmetar ta bënte këtë gjë!!! Nuk ka fjalë. Ishin njerëz shumë të mirë. Punonte dhe mbante një familje. Të dënohet në maksimum, të mos ketë mëshirë për atë" tha ai.
Prej 6 vitesh gruaja që u vra nga kunati në Paskuqan jetonte vetëm me vajzën dhe nënën e saj, pasi burri ndodhej në burg për trafik droge. E ndërsa burri dyshonte se gruaja e tradhtonte duke i lënë porosi vëllait ta ruante, gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se 39-vjeçarja prej pak kohësh i ishte bashkuar sektit të Dëshmitarëve të Jehovait.
Gruaja që u vra mbrëmë në Paskuqan nga kunati, burrin e kishte në burg të dënuar me 10 vite burg për trafik droge nga Shqipëria në drejtim të Holandës. 6 vite më parë, Elton Çapoku u arrestua së bashku me dy persona të tjerë dhe u dënua me 10 vite për trafik droge në bashkëpunim. Gazetarja e Report Tv Xhensila Kodra raporton se Elton Çapoku kishte pësuar ulje nga dënimi dhe për dy muaj fitonte lirinë. E ndërsa vuante dënimin, ai i kishte kërkuar vëllait që t'i kontrollonte të gjitha lëvizjet e gruas, pasi dyshonte se e tradhtonte, por porosia përfundoi në tragjedi.
Historia e dënimit të burrit të viktimës
Në 2014 Krimet e Rënda morën të pandehurit Arben Alla, Elton Çapoku dhe Adrian Çingu. Sipas akuzës këta persona kanë tentuar të trafikonin nga Shqipëria drejt Holandës një sasi prej rreth 186 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa. Arrestimi i këtyre shtetasve është kryer pasi, në datën 29.8.2012, shtetasi Adrian Çingu ka tentuar që të trafikojë lëndën narkotike drejt Holandës me anën e një mjeti tip kamion. Sasia e lëndës narkotike është zbuluar në pikën e kontrollit kufitar të Portit të Durrësit, pasi Prokuroria për Krime të Rënda po zhvillonte hetimin në dinamikë. Ndërkohë që u krye arrestimi i shoferit të kamionit, u kryen veprimet e tjera procedurale, në bazë të të cilave u evidentuan përgjegjësitë edhe të shtetasve Arben Alla dhe Elton Çapoku.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se i pandehuri Adrian Çingu, i datëlindjes 10.5.1963, lindur dhe banues në Tiranë gjatë viteve 2011-2012 është përfshirë në një aktivitet të kundërligjshëm lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike të llojit kanabis sativa nga Shqipëria në drejtim të Holandës, ku ai kryente rolin e transportuesit si shofer me kamion të ndryshëm. Në vijim të këtij aktiviteti i pandehuri Adrian Çingu më datë 27.8.2012 ka blerë formalisht nga shtetasi nën hetim Elton Çapoku automjetin e llojit kamionçinë e bardhë, e tipit “Mercedes-Benz” LVFS3, e më pas i ka bërë ndryshimin e targave të këtij mjeti, duke i vendosur targat e reja si dhe duke i prerë siguracionet dhe kaluar dokumentacionet e tjera shoqëruese të mjetit në emrin e tij. Pas këtij veprimi, automjeti i mësipërm është marrë nga shtetasi i identifikuar si Beni prej deklarimeve të të pandehurit Adrian Çingu më datë 6.2.2013, me qëllim ngarkimin në të të lëndës narkotike dhe fshehjen e saj.
Më datë 28.8.2012 rreth pasdites, i pandehuri Adrian Çingu është telefonuar në telefonin e tij celularë nga shtetasi Beni duke i treguar se makina ishte bërë gati për t`u nisur në Itali dhe duke i treguar vendin se ku gjendje ajo, e konkretisht në rrugën e Durrësit afër një karburanti në Laprakë. I pandehuri Adrian Çingu pasi takohet me shtetasin Beni i cili po e priste afër automjetit të mësipërm, merr porositë prej këtij të fundit dhe niset në drejtim të portit të Durrësit për të ikur në drejtim të Italisë me traget e në vijim për në drejtim të Holandës, ku ishte destinacioni i dërgimit të lëndës narkotike. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elton Mitat Capoku, për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim mbetur ne tentative parashikuar nga neni 283/”a”-2-22 të K.Penal dhe denimin e tij me10 (dhjetë) vjet burgim, duke i filluar vuajtja e dënimit nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg, të caktuar me vendimin nr. 380 datë 23.07.2014, ekzekutuar në datën 05.09.2014
Autori i krimit në Paskuqan Erdet Çapoku punonte si fatorino, raporton gazetari i Report Tv Arsen Rusta. Pas ngjarjes 34-vjeçari është shpallur në kërkim, pasi u arratis me shpejtësi. Ndërsa gruaja, punonte në një fasoneri këpucësh së bashku me vajzën, teksa burrin e kishte në burg të dënuar me 10 vite për drogë.
Shtëpia me qira e gruas që u vra në katin e dytë të pallatit
Gazetarja e Report Tv Xhensila Kodra raporton se Enkeleda Çapoku, që u vra nga kunati në Paskuqan ka edhe shenja të goditjes me thikë në trup. Erdet Çapoku nuk është mjaftuar duke e goditur vetëm me sende të forta dhe shkop druri, sipas policisë, por e ka qëlluar edhe me thikë duke e lënë të vdekur në vend. Gruaja dhe vajza punonin në një kompani këpucësh. Shenja dhune nga goditjet ka edhe vajza dhe nëna e viktimës, por ndodhen jashtë rrezikut, pasi kanë plagë të lehta.
Erdet Çapoku
Burri i 39-vjeçares që u vra nga kunati në Paskuqan ndodhej në burg i dënuar për drogë. Ndërkohë që në momentin që kishte rënë brenda në burg, vëllai i kishte lënë porosi vëllait që të ruante të gjitha lëvizjet e gruas. Por në një moment, 6 muaj më parë mes Erdet Çapokut dhe kunatës së tij ka pasur një debat, pasi Enkeleda Çapoku e akuzoi se e përndiqte. Erdet Çapoku e qëlloi kunatën duke e goditur në rrugën kryesore mes bashkisë së Kamzës dhe komisariatit.
Enkeleda Çapoku e denoncoi për përndjekje dhe çështja përfundoi në polici, por u pushua. Në komisariat kunati ka thënë se e ruante 39-vjeçaren, pasi e kishte porosi nga vëllai që ti ruante nderin. Enkeleda Çapoku u largua nga banesa ku jetonin të gjithë bashkë më parë dhe jetonte vetëm me nënën e saj dhe vajzën 17-vjeçe me qira.
Autori ka pretenduar që të dhënat që merrte ja kishte lënë porosi i vëllai, ta ruante dhe çdo foto që bënte apo informacion për lëvizjet e gruas që kishte ia dërgonte në burg. Kjo ka sjellë debatin mes tij dhe kunatës që përfundoi me vrasjen e 39-vjeçares.
Apartamenti ku ndodhi krimi
Report Tv zbardh skenën e krimit ndodhur në Paskuqan mbrëmjen e djeshme. Erdet Çapoku në gjendje të dehur mbrëmë është futur në banesën ku jetonte kunata me vajzën dhe nënën e saj duke shkallmuar derën. Burri i 39-vjeçares, pra vëllai i autorit ndodhej në burg i dënuar për drogë. Çapoku i ka rrahur të treja, pasi kanë shenja dhune në trup, ndërsa më pas ka qëlluar për vdekje 39-vjeçaren me shkop druri.
Erdet Çapoku
Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga krimi në familje në Paskuqan. Sipas grupit hetimor ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40 të mbrëmjes së kaluar, ndërsa Erdet Çapoku 34-vjeç e ka goditur duke e lënë të vdekur kunatën e tij Enkeleda Çapoku 39-vjeçe me shkop druri. Autori është shpallur në kërkim.
Ka ketu dicka qe nuk shkon. Me siguri ky kriminele deshi te ruaje „nderin“ e vet, vrasja barbare reflekton nje shkas tejet te rende qe ka pasur ne mes te viktimes dhe kryesit te vepres kriminale.
PërgjigjuPo motrat e tua qe i ke te dyja te ndara nga burri pse nuk i vrave o mos pafsh me driten e diellit ishalla...
PërgjigjuKur njeriu esht psikopat dhe nuk ka ndimen e askujte me mire veraje se I ndimon. Ky duhet varrur ne litar mu ne sheshin skenderbeu
PërgjigjuKokloqe, vajte te ruaje kunaten dhe e vrave, po ctu desh o pleh o bythec, ik ha qafen e pates ne burg tani. Vellai te ishte per te ruajtur gruan nuk kishte pse te merresh me drog e te perfundonte ne burg po kishte punuar me djers e me nder e kishte gezuar familjen. Bashkoju vllait tani hani te dy sapun se ske per ta par me driten e djellit per ate qe bere. Qorr.
PërgjigjuKy idiot e ka ruajtur kunatën ashtu si të ishte gruaja e vet,për këtë arsye e vrau se për vllaun as që e ka rruar....
PërgjigjuVESHTIRE ta ruash nderin e nje gruaje,,,po pate dyshim ndaje dhe largoje halen,,,,,nuk ke pse e kalon jeten ne burg per nje grua….
PërgjigjuA e dini o popull qe keto kriminiel me i mbajte ne burg ka shume shpenzime me te ngrene me te pire me doktor e ilaçe kur nuk ndihen mire me tv e tel kur jan te merzite e te gjitha keto me Taksat e popullit keto vrasin njerez dhe ne paguajm per me i mbajte gjalle a nuk meritojn denim me vdekje si ne amerike apo vende te tjera
PërgjigjuMba nderin e kunates e ik dhe vet tani
PërgjigjuMinistri breedshem Lleshj nuk. Eshte per kete pune VENDIN E KA PUSHTUAR HAJDUTET DHE KRIMINELET VRASES POLICIJA NUK NDIHET PREZENCA ME TE ZONE FRIKA ME ARDHE NE SHQIPERI
PërgjigjuKeto jane vazhdimesia mese normale e 50 viteve dhune terror ndrydhje dhe genocid brenda llojit uahtruar ne menyre sistematike ndaj shqiptareve duke perfituar nga injoranca dhe shkaterrimi i geneve ilire nga 500 vite pushtim turko-mongol.Ju te tjeret pastaj qe komentoni jeni thjeshte bageti qe doni...pa asnje vrarje ndergjegje sepse mendo qe ju perçudnime analfabete do beni femije ose keni bere dhe e keqja do behet menyre jetese.Akoma shaheni kaur e musliman e fshatar e qytetar o fare e keqe qe napalmin e keni pak.
PërgjigjuFshataret shkaterruan Shqiperine! Janë të prapambetur. Ordinere qelbesira të pazhvilluar . Ai fshatari tjeter në Mallakaster i lutet shtetit t ia çoje djalin e arrestuar qe mbyti në lume gruan e xhaxhait qe ta vrase. Ç prisni nga këto fara kriminelesh? Ngrihu xhaxh Enver !
Përgjigju@ GJERGJI po cuni i luiza xhuvanit nga cili fshat esht qe vrau per 2 sekonda 4 vete
Eh mer xhaxhi enver ku je se ti i duhesh ketyre minjve te shqiperis vetem ti ja ke njoft koken shqiptarit se kto pushtetaret e sotem e kan menjen vetem per Facebook e per Twitter
PërgjigjuTa beje dhe nje shkurtabiq nga permeti kete, e pabesueshme. Legen, merresh me femra.
PërgjigjuO komentues qenka nga Permeti ky vrasesi, nuk e ka sjell Saliu ne tirane
PërgjigjuNE LITAR QENIN TI DALI SHPIRTI NGA BYTHA
Përgjigjunaj shkop do tja kete fute edhe gjalle derisa u prishen "pazaret". Ma ruaj gruan. Po more
PërgjigjuPo ka njerez kjo e shkreta tja shkrin gra e fmi e cte ket ky jevgu zi
PërgjigjuHe mer islamiker m@ti. Shpellare funderrina, trimeri me gra te pambrojtura, duheni varur ne shesh o fshatare pisa, mbetje turqinie
PërgjigjuO Malok i Miredites Islamiket nuk pine Alkol, ky tipi ka Pi Alkol Kaurret e kan te lejaur alkolin
ndaloni alkolin om njerez,se moret njrezit ne qafe
PërgjigjuMos u merrni me sistemin zgjedhor por shikoni krimet qe po ndodhin cdo dite duke marre jete njerezish te pafajshem.
Përgjigju90 % e popullsise shqiptare eshte fshatare. Enver Hoxha ishte ai qe industrializoi vendin duke bërë disa qyteza me shprese qe ta qyteteronte shqiptarin. Por ligjin e pasaportizimit e vuri në krye dhe ishte ligj i forte. Pas 90 ky ligj u prish dhe fshataret neandërtalë qe Enveri i izoloi u derdhen mbi qytete e qyteza si ortek duke i shnderuar qytetet në haure bajgash. Shqiptari eshte rracë e fortë por neandertal në veprime.
PërgjigjuNeandertalet e maleve, hordhia katundare e Saleh Shpellarit, rraca e hunjve
Përgjigjuik mor vrit veten