Trupi i gjymtuar i një influenceri dhe milioneri me aktivitet në industrinë e kriptomonedhave, i cili ishte raportuar i zhdukur, është gjetur në një valixhe nga një grup fëmijësh, pranë një përroi në Argjentinë.
Bëhët fjalë për 41-vjeçarin Fernando Perez Algaba, i njohur si influencer në industrinë e kriptomonedhave dhe goxha i komentua për jetën e tij luksose në rrjetet sociale, ku numëron më shumë se 900 mijë ndjekës në llogarinë e tij në Instagram, me të cilët ndante shpesh postime të makinave të tij luksoze, jet ski dhe festa të shthurura me të ftuar elitarë.
Policia ka nisur hetimet për gjetjen e autorëve që masakruan 41-vjeçarin, në trupin e copëtuar të të cilit u gjetën tre plumba.
Siç raportohet deri më tani nuk ka asnjë autor të dyshuar.
Ngjarja përkon disa ditë pasi ai kishte postuar një seri mesazhesh në rrjetet sociale, me përmbajtje kontradiktore për “njerëzit e këqij” që ia shpërblenin mirësinë me urrejtje.
Deri në fillim të këtij viti 41-vjeçari ka jetuar përkohësisht në Miami dhe pas një udhëtimi në Spanjë, ai u kthye në Argjentinë ku qëndroi deri në vrasjen e tij.
Algaba ishte një milioner i cili kishte arritur të ndërtonte vetë pasurinë e tij. Ai filloi të shesë sanduiçë në moshën 14-vjeçare dhe më vonë ndërtoi pasurinë e tij duke investuar në kriptovaluta dhe aksione.
Në moshën 24-vjeçare, ai ishte tashmë pronar i një magazine të madhe plot me makina luksoze.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A parashikoni që Berisha do t'ia lërë trashëgim partinë Argita Berishës?
-
Po
62.7%
-
Jo
25.6%
-
S'i dihet
11.7%
Vota total: 1768
Lajme të tjera
-
Vrau fqinjin për kanalin e ujërave të zeza, Maliq Marku lihet në burg! Ditën e vrasjes preu biletë për në Angli
3 Dhjetor, 11:30
-
Lezhë/ Ekzekutohet brenda në makinë Entjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt! U qëllua me breshëri kallashi! Report Tv sjell pamje
2 Dhjetor, 21:39
-
Ekzekutimi i shqiptarit në Greqi, dyshohet se urdhri erdhi nga burgu! 56 vjeçari ‘lojtar’ i rëndësishëm në trafikun e drogës
1 Dhjetor, 17:14
-
Del FOTO, kush është 56-vjeçari që u ekzekutua me tre plumba në Greqi! I dënuar më parë si anëtar i një bande droge
1 Dhjetor, 10:30
-
Vrau fqinjin në Laknas për kanalin e ujërave të zeza, Maliq Marku i penduar: Gjithçka ndodhi shumë shpejt, më ofenduan! Qëllova për vetëmbrojtje
1 Dhjetor, 10:06
-
Ekzekutohet pranë shtëpisë shqiptari në Greqi, i dënuar më parë si anëtar i një bande droge! U qëllua me 3 plumba në gjoks (Emri)
30 Nëntor, 21:56
-
Tronditet Prishtina! Dhëndri masakron me thikë vjehrrin e tij, shkak mosmarrëveshje mes tyre! Autori ende në kërkim (Emrat)
30 Nëntor, 10:48
-
Tragjike! Modelja ruse dhe vajza e saj e mitur gjenden të ekzekutuara në një vilë në Turqi
29 Nëntor, 14:04
-
17-vjeçari shqiptar dorëzohet në policinë gjermane: Kam vrarë një njeri
28 Nëntor, 08:32
-
Një shqiptar akuzohet për vrasjen e një 38-vjeçari në Greqi, policia greke e shpall në kërkim: Autori u arratis në Shqipëri
23 Nëntor, 21:24
-
Disfata e parë në shtëpi në historinë e eliminatoreve, Brazili rrezikon Botërorin e 2026
22 Nëntor, 13:49
-
VIDEO/Argjentina mposht Brazilin në një ndeshje ku shpërtheu dhunë mes tifozëve
22 Nëntor, 08:46