Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Bulqizë. 55-vjeçari Izmir Dumani ka humbur jetën pasi një automjet kamionçinë ka rrëshkitur dhe ka rënë në banesën e tij.

Ngjarja ndodhi në fshatin Shtushaj në Bulqizë, ku 39-vjeçari i identifikuar A.T., duke ngarkuar  automjetin e tij tip kamionçinë me gurë, nuk ka siguruar mirë automjetin dhe si pasojë automjeti ka rrëshkitur  duke rënë në banesën e Izmir Dumanit rreth 55 vjeç.

Ky i fundit në momentin e rënies së automjetit ndodhej në oborrin e banesës dhe  për pasojë ka humbur jetën, pasi e ka goditur automjeti.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e  Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.